Lista me lojtarët, Rey Manaj pjesë e kuqezinjve

0
146

 

Kuqezinjtë, të motivuar para sfidës

Një mbajtje e premtimit për Rey Manajn dhe një ftesë surprizë për Frederik Veselin. Janë sulmuesi i Interit dhe mbrojtësi i Luganos risitë e listës së De Biasit që shpalli emrat e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy miqësoret e radhës, atë vëllazërore me Kosovën në 13 nëntor në Prishtinë dhe testin me Gjeorgjinë në Tiranë 3 ditë më pas. Një përforcim në sulm dhe një në mbrojtje për trajnerin e kombëtares që vijon punën për përforcimin e skuadrës në këndvështrimin e përfaqësimit në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë. Grumbullimi i Manajt në fakt pritej pasi De Biasi kishte deklaruar që më parë se do ta ftonte për takimet e Nëntorit, ndërsa disi më surprizues ishte emri i Veselit, mbrojtësit 22-vjeçar që aktualisht militon në kampionatin zviceran, dhe me një të kaluar në ekipet e të rinjve të Manchester City e United për të gjetur më pas minutat e aktivizimit në ligat inferiore të kampionatit anglez. Pritej në fakt edhe një ftesë për Milot Rashicën, por sulmuesi i Vitesses është kërkuar me ngulm nga trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve Redi Jupi, për impenjimet e shpresave, çka ka shtyrë debutimin e tij me kombëtaren A. Në listën për miqësoret e radhës bie në sy edhe rikthimi i Sabien Lilajt që ka munguar në ndeshjet e fundit e po ashtu edhe mungesa e Hamdi Salihit. Konfirmim në bllok për sa i përket pjesës tjetër të kombëtares me prezencën e futbollistëve që jemi mësuar ti shohim zakonisht në grumbullimet e skuadrës më të dashur për gjithë shqiptarët.

 

Ja dhe lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Gianni De Biasi:

 

Etrit Berisha

Alban Hoxha

Orgest Shehi

Ansi Agolli

Arlind Ajeti

Naser Aliji

Lorik Cana

Berat Gjimshiti

Elseid Hysaj

Frederik Veseli

Amir Rrahmani

Andi Lila

Amir Abrashi

Migjen Basha

Sabien Lilaj

Ledian Memushaj

Taulant Xhaka

Herolind Shala

Bekim Balaj

Sokol Cikalleshi

Shkelzen Gashi

Odise Roshi

Armando Sadiku

Ermir Lenjani

Rey Manaj

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here