Standard.al

KE paraqet sot progres-raportin, Shqipëria nuk hap negociatat

0

 

komisioni i jashtem ne komisionin europianKomisioni Evropian do të paraqesë sot progres-raportin për vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn do të prezantojë gjetjet e raportit për shtatë vende kandidate dhe aspirante për të hyrë në BE në orën 09:00. Fillimisht, Hahn do të paraqesë raportin para deputetëve të Parlamentit Evropian dhe më pas do të ketë dhe një konferencë për shtyp nga Komisioni Evropian. KE adopton çdo vit progres-raport për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovës, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Pas këtyre zhvillimeve në Bruksel, në Tiranë kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 18:00. Burimet bëjnë të ditur se progres-raporti për Shqipërinë pritet të ketë kritika të forta për sistemin e drejtësisë në vend.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.