Ja përse nuk investojnë gjermanët në Shqipëri

0
110

Fjala e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, z. Hellmut Hoffmann, në seancën informuese në Komisionin për Politikën e Jashtme

 

 

hoffman ne komision

Nga Hellmut Hoffmann

 

 

Është një kënaqësi e vërtetë dhe gjithashtu nder që jam ftuar prej Komisionit të Punëve të Jashtme për të adresuar tek ju dhe për të shkëmbyer pikëpamjet. Në fakt, unë mendoj se është një ide gjithëpërfshirëse për të ftuar diplomatë të huaj, jo vetëm për shkakun se ne duam të dalim nëpër ekrane dhe të flasim, por unë mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të informuar veten se si ne, ne që përfaqësojnë shtete të ndryshme në Shqipëri, i shohim gjërat dhe gjithashtu për ju për t’u angazhuar në diskutim me ne. Siç e thatë edhe Ju, Zonja Kryetare, unë do të flas për të bërë një lloj deklarate hyrëse, por nuk është një fjalim i shkruar, janë vetëm shënime, të cilat i kam këtu para, rreth subjekteve të përmendura dhe, meqë unë nuk kam shumë kohë, ky është një lloj referimi në stilin telegram. Ju e dini, unë duhet të përqendrohem më shumë në çështjet për të cilat unë dua të flas. Do të filloj duke folur për Shqipërinë dhe marrëdhëniet me Gjermaninë në përgjithësi.

 

Ndihmat dhe projektet

Diplomatët zakonisht përdorin frazën standarde, kur ata kanë për të përshkruar marrëdhëniet dypalëshe, duke thënë se ato janë të shkëlqyera dhe unë do të them se në këtë rast është fakt, sepse unë mendoj se ne kemi marrëdhënie shumë të mira në nivel politik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe unë mendoj se vizita e Kancelares Merkel më 8 korrik ishte prova për këtë. Ajo ishte, në fakt, vizita e parë bilaterale e kreut të qeverisë gjermane në Shqipëri dhe unë mendoj se është e drejtë të thuhet se Gjermania ka qenë e angazhuar shumë fuqishëm në Shqipëri mbi 25 vjet. Unë do të filloj duke treguar pak për atë që quhet bashkëpunimi ekonomik. Gjermania është në një mosmarrëveshje të vogël me miqtë tanë italianë dhe po përmend mikun tim të mirë Massimo Gaiani, që unë kam dashur shumë të punoja me të, por unë mendoj se ne jemi ndoshta donatori më i madh në bashkëpunimin dypalësh. Ju të gjithë e dini për bashkëpunimin financiar të dyfishtë në Shqipëri, për projektet në infrastrukturë, kanalizime dhe ato ajrore, siç ka thënë edhe Kryeministri që këto projekte janë me të vërtetë ato që ne duam të punojmë. Ekziston një bashkëpunim teknik i drejtuar nga GIZ dhe shumë pak njerëz e dinë se GIZ ka punësuar gjithsej 80 njerëz, janë pothuajse mjaftueshëm, personel i deleguar nga Gjermania dhe staf lokal, por ata mbulojnë një spektër shumë të gjerë, duke pasur parasysh ndërmarrje të vogla dhe të mesme për aftësim profesional, mbrojtje e biodiversitetit, turizëm, po përmend pak, por ka edhe fusha të tjera. Është një industri dhe shoqatë tregtare gjermane, DIHA, e cila përfaqësohet nga 85 kompani shqiptare gjermane dhe e kundërta, ku sekretari i përgjithshëm është një person i financuar nga pala gjermane………. Janë tri fondacione politike, Zyra e Fondacionit “Friedrich-Ebert”, Zyra e Fondacionit “Hans-Seidel” dhe Zyra e Fondacionit “Konrad-Adenauer”, të cilat kane bërë një punë shumë të mirë në përgjithësi, duke folur për fushën e mirëqeverisjes në reformën e drejtësisë… Ekziston edhe një qendër e kurseve të gjuhës gjermane vetëm pesë minuta nga këtu. Ne përkrahim mësimin e gjuhës gjermane në tri universitetet shtetërore, përkatësisht në Elbasan, Tiranë, Shkodër dhe gjithashtu në shkollat e mesme, si gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili ka një numër mjaft të madh bursash, të cilat janë të mbështetura nga agjencitë e ndryshme dhe institucionet gjermane akademike të shkëmbimit dhe duhet të dini se ka njerëz të cilët shërbejnë si praktikantë për parlamentarët gjermanë në Bundestag, për te cilin unë mendoj se është një program shumë i mirë dhe sigurisht duke kaluar në rrafshin kulturor është organizuar edhe October Fest, një ngjarje kulturore. Kështu që, unë mund të them se Gjermania është një kontribuues i madh për punën e institucioneve shumëpalëshe të BE-së, thjesht duke ndarë një pjesë të madhe të buxhetit të institucioneve të BE-së, si Banka Botërore, UNDP etj. Unë nuk jam aq i sigurt nëse shqiptarët janë me të vërtetë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të angazhimit të donatorëve ndërkombëtarë në këtë vend, nuk dua të flas për sasinë e parave në vlerë monetare, por dua vetëm të mendoni në thelb për praninë absolute të të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tuaj, i cili është i një madhësie të vogël dhe po i jepet një kontribut mjaft i rëndësishëm, siç ju i dini programet e zbatuara këtu.

 

Pse nuk investojnë gjermanët

Tani do të kthehem në marrëdhëniet e sektorit privat, pasi njihet mirë se marrëdhënia nuk është aq e fortë dhe kjo nuk është me të vërtetë e habitshme, në kuptimin që ju sigurisht keni marrëdhënie të forta në tregti dhe investime me fqinjët tuaj grekë dhe italianë. Gjermania renditet në vendin e pestë apo të gjashtë, kur është fjala për investimet e huaja dhe tregtinë, kështu që ka vërtet vend për përmirësime, por unë mendoj se kjo kërkon, në fakt, të bëhet diçka këtu dhe nuk do të vijë tek ju si një e papritur, kur them se sundimi i ligjit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për investimet e huaja dhe unë jam pyetur gjithmonë nga investitorë potencialë, duke m’u drejtuar me këtë pyetje: Zoti Ambasador, duhet të pres që njerëzit të më pyesin pak a shumë haptas për t’u bërë atyre një nder apo favor? Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme në përgjithësi në vend, sepse i bën njerëzit të kenë shumë e shumë mëdyshje. Dhe kjo është sigurisht e rëndësishme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, dhe është arsyeja pse reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme, por do të kthehem serish tek ajo. Është shumë e rëndësishme për të trajtuar investitorët e huaj në mënyrë korrekte dhe për të shmangur atë që unë do ta quaja sjelljen e konkurrentëve të fuqishëm vendas, të cilët përpiqen të mbajnë konkurrentët e huaj jashtë lojës dhe unë nuk jam duke folur në lidhje me rastet teorike. Unë do të them se në qoftë se diçka është e gabuar me marrëveshjen e tyre koncesionare, e cila është lidhur nga qeveria e mëparshme, kur ajo zgjidhet shpejt dhe në mënyrë transparente dhe nuk janë të angazhuar në atë që unë e quaj ato fushatë…… për të bërë kompanitë në…….qytet. Vetëm mos harroni se lajmi negativ hapet shumë shpejt dhe unë nuk dua të vihem në një pozicion si një Ambasadë ku unë me të vërtetë nuk mund të justifikoj për të rekomanduar Shqipërinë si një vend për investime. Ka një lidhje shumë të drejtpërdrejtë në qoftë se ju jepni përvojë negative dhe nëse njerëzit ju tregojnë në lidhje me investitorët ekzistues dhe nëse kjo ndodh shumë shpesh dhe nëse ata kanë të gjitha llojet e problemeve dhe nëse një investitor i ri potencial vjen në zyrën tuaj, çfarë prisni ju nga unë për t’i thënë atij? Dhe unë do të thosha se ka ekspertë në dhomën e tregtisë dhe industrisë, ato përfaqësojnë 85 kompani, vetëm për ta ditur, dëgjoni këshillat e tyre, sepse ata bëjnë përvojë. Një pikë tjetër është përmirësimi i trajnimeve profesionale dhe teknike, çka është shumë e rëndësishme, sepse kompanitë kërkojnë të kenë forcë pune të trajnuar dhe sa më e mirë të jetë forca e punës aq më mirë është. Përmirësimi i ndërlidhjes kësaj pike do t’i kthehem sërish në kontekstin e Axhendës së Berlinit. Nëse dikush do të prodhojë për tregun gjerman, kjo gjë kërkon lidhje të shpejta, rrugë të mira dhe kalime të shpejta në pikat kufitare dhe së fundi t’u ofrohet investitorëve potencialë asistencë e ndihmës së shpejtë.

 

Emigrimi i shqiptarëve

Më lejoni të kthehem tek tema e dytë, emigrimi i shqiptarëve në Gjermani përmes azilit. Po ju jap disa shifra: në vitin 2013, 1295 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani, në vitin 2014 numri arriti në 8113 dhe në periudhën janar – shtator 2015 numri arriti në 45 125. Kulmi arriti në muajin gusht me 8306 azilkërkues. Sigurisht, këto janë shifra tronditëse. Shqiptarët ishin grupi i dytë pas sirianëve. Fatkeqësisht, nuk kemi të dhëna statistikore për shpërndarjen krahinore nga ku kanë ardhur azilkërkuesit, por ka të dhëna të hollësishme që tregojnë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe ka pasur edhe njerëz të cilët kishin punë të mirë, për të cilën paguheshin relativisht mirë. Pronari i një kompanie gjermane që ka punësuar rreth 800 persona më ka thënë, i frikësuar dhe i zemëruar, se rreth 50 persona nga stafi i tij janë larguar për në Gjermani për të kërkuar azil dhe këta ishin persona me pozicione pune të paguara relativisht mirë. Ndaj, nuk është çështje varfërie ekstreme, thjesht njerëzit mendojnë se duhet të largohen. Unë e njoh historinë e emigrimit të këtij vendi në këto 25 vite, ndaj dhe e kuptoj që ka pasur më pak ngacmim nga sa unë prisja të kishte, sepse do të mendoja që kjo është një çështje, e cila do të shkaktonte një debat të madh kombëtar. Të gjithë duhej ta dinin se emigrantët ekonomikë nuk mund të përfitojnë azil në Gjermani. Unë vetë kam dhënë shumë intervista, disa prej tyre së bashku me ministrin e Brendshëm dhe zëvendësministrin e Brendshëm dhe gjithmonë jemi përpjekur të përcjellim të njëjtin mesazh, nuk ka azil për emigrantët ekonomikë në Gjermani. Por në njëfarë mënyre, ky mesazh nuk u përçua dhe kjo duket qartë nga shifrat. Mendoj se kjo ndodhi pjesërisht sepse përvoja praktike e azilkërkuesve në Gjermani ishte në kontradiktë me mesazhin që ne u përpoqëm të përcillnim dhe në këtë rast, nuk hezitoj ta pranoj, në njëfarë mënyre duhet të fajësojmë veten tonë. Procedurat zgjasnin shumë, de facto njerëzit mund të qëndronin në Gjermani nga 5 deri në 10 muaj, derisa çështja e tyre të zgjidhej. Në përgjithësi trajtimi ishte shumë bujar, sa u takon parave që merrnin dhe strehimit falas. Një zhvillim të ngjashëm ka pasur edhe në Kosovë, mendoj se të gjithë e dinë se dhe në Kosovë ka pasur një rritje të numrit të azilkërkuesve. Por, në Kosovë ka pasur një debat shumë të gjerë publik në lidhje me këtë dhe i gjithë lidershipi u angazhua duke shkuar në të gjithë vendin për t’u thënë njerëzve që të mos e bënin këtë dhe kemi përshtypjen e qartë që kjo pati një efekt domethënës në uljen e shifrave shumë më shpejt se ç’ndodhi këtu në Shqipëri. Mendoj se kolegët e mi të të gjithë trupit diplomatik në Shqipëri gjykojnë se debati publik në Shqipëri ishte i kufizuar. Sigurisht, ka pasur debat politik në lidhje me këtë dhe ka pasur fajësime politike dhe partiake, por do t’ju jepja një këshillë të fortë: lëreni këtë çështje jashtë politikave partiake sa më shumë të jetë e mundur. E di që në vend ekziston, mes të rinjve, një ndjesi shumë e përhapur, që në Shqipëri nuk ka një të ardhme për ta dhe kjo ka ardhur si pasojë e një përvoje të fituar në vite. Këshilla ime shumë modeste do të ishte të gërmoni pak më thellë në atë çfarë duhet të ndryshojë rrënjësisht për t’u dhënë njerëzve ndjesinë shumë të rëndësishme të shpresës, ne vend të akuzave dhe pretendimeve politike partiake ndaj njëri tjetrit.

 

Roli i medias dhe i qeverisë

Do ta keni parë, përmes medias, që kemi filluar të kthejmë shumë azilkërkues shqiptarë. Procesi i kthimit të tyre ishte i domosdoshëm dhe u përshpejtua shumë, për shkak të fluksit shumë të madh që kishim dhe vazhdojmë të kemi me refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera. Do t’i kthehem sërish kësaj çështjeje. Shpresojmë që lajmi i kthimit të përshpejtuar të azilkërkuesve shqiptarë do të përhapet shpejt dhe kjo të bëjë që njerëzit të kuptojnë se është humbje kohe dhe parash të tentojnë me rrugën e azilit. Gjithashtu, shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se nuk është në dobi të tyre fakti që kanë shitur çfarë kishin, kanë larguar fëmijët nga shkolla, thjesht për të përfituar për disa muaj në Gjermani me shpresën e kotë për t’ia dalë disi. Ndaj, mendoj se një debat publik më i gjerë do të kishte paralajmëruar njerëzit për këtë gabim. Dhe tani Shqipëria duhet të përballet me shumë të kthyer në vend, që sigurisht do të krijojë problem. Unë personalisht kam folur në aeroport me disa të kthyer dhe më thanë se thjesht donin ta provonin, nëse e kanë provuar të tjerët, pse të mos e provonim dhe ne, dhe disa prej tyre mendonin se mund të zgjidhnin problemet e tyre personale duke shkuar në Gjermani. Më duhet të them se jemi mirënjohës për mbështetjen praktike që na ka dhënë qeveria, duke ndaluar kompanitë mashtruese të transportit që kanë bërë para nga udhëtarët dhe për procedurat lehtësuese në aeroport me të kthyerit, pasi këto janë problem praktike që duhen zgjidhur dhe qeveria ka qenë shumë mbështetëse në këtë aspekt. Ne e kemi absolutisht të qartë që shqiptarët nuk kërkojnë azil në Gjermani, ajo çfarë ato kërkojnë është vende pune. Për këtë arsye Gjermania, qeveria dhe parlamenti, kanë vendosur ta hapin tregun e punës gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo edhe për arsyen sepse duam të ulim numrin e azil kërkuesve mashtrues sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që t’u japim hapësirë sirianëve, irakianëve etj.

 

Punësimi në Gjermani

Por, si funksionon kur themi që do të hapim tregun e punës? Është shumë e rëndësishme që njerëzit të respektojnë disa rregulla dhe rregullat janë që njerëzit duhet t’i gjejnë vetë vendet e punës në Gjermani. Ambasada nuk do t’ju ndihmojë për këtë. Ju lutem, mos na u drejtoni neve për t’ju ndihmuar që të gjeni një vend pune në Gjermani. Vendin e punës, kontratën e punës duhet ta gjeni vetë. Kjo kontratë pune duhet të marrë dritën jeshile nga Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg dhe punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet t’ju ndihmojë për këtë. Pasi ta keni bërë këtë, duhet t’i drejtoheni Ambasadës Gjermane dhe të aplikoni për të ashtuquajturën vizë pune, e cila në rrethana normale, duhet të jepet. Më lejoni t’i kthehem emigracionit të refugjatëve në Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Gjermani. Mendoj se të gjithë i keni parë lajmet dhe keni parë se ka pasur shumë zhvillime dramatike. Ju sjell në vëmendje vendimin e Kancelares Merkel të para disa javëve, kur në një stacion treni në Budapest, pati një zhvillim shumë dramatik. Për arsye humanitare, Kancelarja Merkel tha se nuk mund të rrimë duke parë këtë situatë, por tha se refugjatët mund të vazhdonin të vinin në Gjermani. Tashmë vala e refugjatëve, që vijnë nga Greqia përmes Turqisë, duket se nuk ka fund dhe në Gjermani ka pasur shumë diskutime dhe rrahje mendimesh për mënyrën e trajtimit të kësaj situate. Kemi dalë në përfundimin se do të na duhet të presim më shumë se një milion refugjatë në vitin 2015 dhe diskutimet në BE kanë qenë të vështira, por tani duket se gjërat janë qartësuar. Së pari, në BE ka një marrëveshje se kufijtë e BE-së duhet të forcohen që quhet hope spot për të marrë dhe regjistruar refugjatët që do të vendosen në Greqi dhe Itali dhe se diskutimet duhet të zhvillohen midis vendeve fqinje para se ato të kalojnë refugjatët në vendet fqinje dhe se duhet të aplikohet një ndarje e ndershme e refugjatëve. Ka gjithashtu një marrëveshje se kontaktet me Turqinë, në mënyrë që të ulet numri, duhet të forcohen dhe duhet të merren masa për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

 

Riatdhesimi

Për sa i përket Gjermanisë, ne keni riatdhesuar refugjatët me orgjinë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, pra me origjinë të sigurt. Ne kemi reduktuar të mirat materiale dhe do të vendosim ligjin e regjistrimit për emigrantët që vijnë nga vende me origjinë të sigurt për të siguruar kështu kthimin e tyre shumë të shpejtë në vendet e tyre të lindjes. Më lejoni të them se sigurisht është diçka shumë e mirë që autoritetet shqiptare kanë filluar të bëjnë përpjekje dhe plane në rast se refugjatët do të fillojnë të lëvizin drejt Shqipërisë, për të cilën ne shpresojmë se nuk do të ndodhë. Dhe sigurisht që e vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë ndihmën e saj në këtë drejtim.

 

box

Reforma në drejtësi

Nuk jemi edhe kaq shumë të impresionuar, nëse ka vetëm ndryshime në ligj apo rregullore

 

Pika ime e fundit për të cilën dua të flas ka të bëjë me zgjerimin e BE-së. Siç ju e dini, ne presim progres-raportin e kësaj jave dhe sigurisht që unë nuk mund të parashikoj përmbajtjen e tij. Më lejoni të them atë që kam thënë shumë herë se Gjermania mbështet ambiciet e Shqipërisë në BE dhe kjo është një prej arsyeve se pse ne jemi kaq shumë të angazhuar për ta bërë vendin gati për anëtarësim në BE. Nuk ka diskutim në mendjen time se Shqipëria ka bërë progres gjatë viteve të fundit. Por gjithmonë ekziston pyetja se si e matni ju progresin. Nëse do të pyesni dikë të huaj, i cili është i familjarizuar me BE-në, por jo me Shqipërinë, do të dilni në përfundimin se jo gjithkush është një ekspert në Shqipëri, thjesht duke pasur parasysh shkëmbimet që keni pasur në seancat plenare, akuzat e hedhura për njëri-tjetrin gjithë kohën dhe llojin e gjuhës së përdorur, e cila nuk duhet të përdoret, më duhet të them se ky person nuk do të jetë plotësisht i inkurajuar për ta pritur këtë gjë. Për këtë arsye ju pyeta: si e matni progresin? Ne nuk jemi makineri, ne nuk jemi kompjutera. Ne nuk po përpiqemi të kuptojmë se si sistemi operon. Ajo çka është thënë për qeverinë, për opozitën, për korrupsionin në vend nëse ekziston apo jo. Më lejoni të fokusohem tek disa pika kyçe dhe që kanë rëndësi. E përmenda këtë tashmë në një kontekst tjetër. Pa dyshim që reforma juridike dhe shteti ligjor është çelësi dhe unë mundem vetëm t’ju bëj një thirrje: sigurohuni që kjo do të ndodhë vërtet. Askush nuk duhet të fshihet pas pretendimeve se nuk ka qenë pjesë e saj apo çfarëdo lloj justifikimi që mund të dalë. Ju keni këshillat e jashtëzakonshme të ekspertëve të prezantuara nga EURALIUS e drejtuar nga një jurist gjerman, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme ashtu si edhe të tjerë dhe për ketë une mendoj se ju duhet të mbështeteni tek këshillat e këtyre ekspertëve. Sigurohuni gjithashtu se reforma në drejtësi të jetë kuptimplotë. Ne nuk jemi edhe kaq shumë të impresionuar nëse ka vetëm ndryshime në ligj apo rregullore te cilat quhen reforma. Ajo që ka rëndësi është zbatimi i reformës. Për ata që flasim gjermanisht, ka një shprehje gjermane që shpreh këtë: pastroni gëzofin por mos më njomni. Kjo do të thotë se nëse ju kërkoni që të bëni reformën në drejtësi ajo padyshim që duhet të jetë kuptim-plotë. Nëse kjo procedurë nuk fillohet nga gjyqtarët e korruptuar unë nuk mendoj se e besoj që kjo reformë është kaq kuptim-plotë në Shqipëri. Nëse Presidenti, Kryeministri, ministri i Drejtësisë, lideri i opozitës dhe praktikisht cilido me të cilin unë flas, vazhdon të thotë se korrupsioni është një problem i madh në drejtësi, atëherë ky nuk mund të jetë rasti që gjyqtarët të mbeten të paprekur. Dhe në një mënyrë kjo duhet vërtet të fillojë.

 

Statusi i nëpunësit civil dhe procesi i Berlinit

Pika e dytë e cila është përsëri shumë e rëndësishme ka të bëjë me çështjen e nëpunësit civil, i cili duhet të ndërtohet vërtet. Pasi kam qëndruar në Shqipëri për gati më shumë se 2 vjet, kam mësuar gjithmonë e më shumë për efektet e këtij sistemi pas zgjedhjeve dhe mungesën e vazhdimësisë. Por përsëri këshilla ime modeste do të jetë se nuk ka vend për të drejtuar gishtin, sepse jemi si një shtëpi xhami këtu dhe mbase mund të tregohem pak naiv dhe të them se në disa raste njerëzit do të bashkohen dhe do të thonë se jemi dakord që kjo mënyrë të ndalojë dhe të ndërtohet një nëpunës civil kompetent dhe i devotshëm. Kur do të fillojnë negociatat? Përgjigjja më e thjeshtë do të jetë: Unë nuk e di. Me durim unë e kuptoj dhe këshilla ime do të jetë të vazhdoni me reformat dhe mos u merrni shumë me spekulime sepse në fund të ditës kjo nuk motivon askënd, as këtu e as atje. Thjesht përqendrohuni tek reforma! Mbani shtëpinë tuaj në rregull! Vij tani tek procesi i Berlinit. Përdorni të ashtuquajturin proces të Berlinit në mënyrën më efikase të mundshme për të bërë të mundur progresin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në fushën e bashkëpunimit dhe për mendimin tim ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Për shembull, jam përpjekur të kuptoj nëse ka pasur ndonjë debat publik dhe tani po prek një çështje teknike, ju kërkoni që të ndërtoni superstradën adriatiko-joniane.

E kam diskutuar këtë çështje që prej pranverës së vitit 2014, sepse është shumë e qartë se superstrada adriatiko-joniane është një projekt madhor dhe të tjerat do të jenë pjesë plotësuese të lidhjeve midis Durrësit, Tiranës, Prishtinës e Beogradit. Dhe kjo është ekzaktësisht ajo çka ndodh. Këto janë dy projekte të mëdha diskutimet e të cilave janë ende në proces. Kur dëshironi ta bëni këtë dhe si? Meqë ra fjala, unë kurrë nuk e kam kuptuar se si mundet dikush të shpenzojë kaq shumë para për ndërtimin e një rruge në një terren kaq shumë të vështirë, përmes malesh e me dy tunele, kur ju nuk keni asnjë lidhje midis Durrësit dhe tuneleve në brendësi të maleve. E përmenda këtë, sepse këto janë projekte të përbashkëta, projekte evropiane. Unë mendoj se procesi i Berlinit tregon një rrugë të qartë mbi rrugën e vështirë, transitore drejt BE-së, jo vetëm duke prodhuar një gjuhë të mirë dhe inkurajuese, por nëpërmjet projekteve praktike. Më duhet të them se ne jemi shumë të kënaqur nga përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe, sepse procesi i Berlinit ndihmoi përmirësimin e dukshëm të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit. Unë mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv, nëse shohim perspektivën e gjatë historike. I kthehem përsëri Komisionit të Politikës së Jashtme, sepse ky Komision mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe në këtë drejtim unë mund të them një konkluzion se ne jemi shumë të kënaqur për vizitat e suksesshme që ju Zonja Kryetare dhe anëtarët e tjerë të Komisionit zhvilluat në Berlin. Mendoj se është shumë e rëndësishme për shqiptarët që të prezantojnë çështjet e tyre në kryeqytetet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm nga një qeveri tek tjetra, por gjithashtu nga një Parlament tek tjetri, por edhe përpara organizatave shoqërore. Së fundmi, do të dëshiroja t’ju falënderoja për vëmendjen tuaj dhe tani jam i gatshëm për pyetjet dhe përgjigjet tuaja.

Titulli dhe mestitujt janë të redaksisë

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here