Gjyqi Tahiri-Paloka në Gjykatën e Lartë, vendimi mbetet pezull

0
121

 

 Gjyqi

Gjykata e Larte nuk është shprehur me vendim në seancën e djeshme lidhur me padinë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj deputetit demokrat Edi Paloka për shpifje. Gjykata ka bërë të ditur se ka pezulluar marrjen e këtij vendimi derisa në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, për një tjetër padi me objekt të njëjtë për shpifje ndaj Palokës, bërë nga kryeministri Edi Rama. Disa ditë më parë deputeti Paloka iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, pasi Gjykata e Lartë sipas tij, nuk kishte marrë në konsiderate provat e paraqitur nga pala e paditur. Në këto kushte Gjykata e Lartë kishte shpallur fajtor deputetin Edi Paloka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here