Fondi i Ekselencës  / Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për studimet e doktoraturës jashtë vendit  

0
166

 

Ja dokumentet dhe procedurat për aplikim

 

Dori Hoxhastudentsstuden

 

som

Për vazhdimin e doktoraturës jashtë vendit, kandidatët duhet fillimisht të aplikojnë përmes procedurave dhe dokumenteve, si dhe të plotësojnë disa kritere për pranim. Një ndër kriteret që duhen plotësuar është edhe të pranojnë të punojnë, së paku, 3 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoraturës

 

 

Kandidatët të cilët janë të interesuar të ndjekin doktoraturën jashtë shtetit, fillimisht duhet të plotësojnë disa kritere. Një ndër kriteret kryesore është që kandidatët duhet të jenë pranuar në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore dhe ekonomike apo në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkenca natyrore dhe teknike, sipas renditjes së fundit, të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, të “Times Higher Education”, ose të jenë pranuar në njërin prej universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare për studime në albanologji. Kriter tjetër për doktoraturën jashtë vendit është që kandidatët të mos marrin shpërblime si financim i plotë apo bursë e plotë për punën kërkimore apo mësimore që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës në vlerë më të madhe se ajo e parashikuar për financim nga Fondi i Ekselencës. Studentët doktorantë nuk mbështeten financiarisht nga ky fond për tarifën e studimeve (tuiton fee), por vetëm për shpenzimet e jetesës. Në rastet kur studenti përfiton një financim tjetër nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond. Gjithashtu, të pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoraturës, të jenë shtetas shqiptarë, si dhe të mos jenë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.

 

Procedurat dhe dokumentet

  1. Formular aplikimi (formati shkarkohet nga website i MAS: arsimi.gov.al);
  2. Kopje të pasaportës/ kartës së identitetit;
  3. Vërtetim të qendrës së banimit;
  4. CV e hollësishme, e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV;
  5. Diplomat e noterizuara të studimeve universitare të ciklit të parë dhe të dytë, së bashku me aneksin e notave (fotokopje e noterizuar);
  6. Letër pranimi nga institucioni pritës i arsimit të lartë ku të përcaktohet programi i doktoratës ku kandidati është pranuar, kohëzgjatja zyrtare e studimeve të doktoratës dhe udhëheqësi shkencor (origjinale ose kopje e noterizuar).
  7. Vërtetim nga institucioni pritës mbi financimin eventual të plotë ose të pjesshëm të studimeve të doktoratës së kandidatit (origjinale ose fotokopje e noterizuar).
  8. Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MAS dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendase ose te huaja të paraqitet kopje e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendase ose te huaja (përjashtuar ato shtetërore).
  9. Projekt-ideja e temës së doktoratës, në të cilën të paraqitet qartësisht, objekti kryesor i studimit, metodologjia (në varësi të llojit të disiplinës), literatura kryesore që është përdorur apo që do të përdoret potencialisht;
  10. Tri rekomandime për cilësitë dhe nivelin e kandidatit (referentët duhet të jenë persona që e njohin mirë kandidatin dhe kanë së paku gradën “Doktor“ ose janë figura të njohura në fushat e shkencës, kulturës, ekonomisë, politikës, etj).

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here