Rilindje koncesionare /  Zgjerohet “loja” me koncesionet, kërkohet edhe mbledhja e TVSH-së

0
154

 

Ideja e kalimit tek privati e shërbimeve shtetërore po kthehet në diçka qesharake. Por çfarë po sjell pozitive koncesionimi i tyre?

 

tërhoqën 78 milionë euro nga bankatErvin Kaduku

 

Një tjetër shërbim publik po diskutohet t’i jepet me koncesion një kompanie private. Bëhet fjalë për “mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga TVSH-ja”. Fjala është për një koncesion për një shërbim ekskluziv, i cili u takon me të drejtë kushtetuese Tatimeve dhe Doganave. Në fakt, e gjithë kjo marrëveshje me kompaninë do të bëhej në formën e një “koncesioni të pakërkuar”, ku vetë shteti nuk ka dashur ta ofrojë si shërbim, por është privati ai që e kërkon.

Ideja nuk është edhe aq e re. Që në fund të vitit 2014, Ministria e Financave ka ngritur një grup pune për të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar”. Grupi i punës e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Në raportin që i është çuar më pas ministrit Shkëlqim Cani, thuhet se sistemi bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme.
Kjo formë nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati për sa u përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual, që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha për sa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues.

Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit.
Por pavarësisht këtij konstatimi, grupi i punës e ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën dhe ka dhënë miratimin për vijimin e procedurave të koncesionit.

Menjëherë ministria e Financave e ka futur procesin në fazën e dytë, dhe burime konfidenciale thonë se grupi i punës tashmë është duke hartuar termat e kontratës. Varianti i dhënë nga ky dikaster është se nuk ka ende informacion mbi kërkesën që është drejtuar. E njëjta pyetje është bërë edhe në sitin e Kryeministrisë “transparenca.al”, por këtu nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Qeveria është në mesin e një fushate të madhe, pikërisht për mbledhjen e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja, ndërkohë që tani po mendon se këtë punë mund ta bëjë më mirë një kompani private.

Ekzekutivi përdori një praktikë të ngjashme me kompaninë britanike “Crown Agents” për të shtuar të ardhurat nga doganat, por pas vitit të parë, rezultatet konfirmuan dështimin e kësaj kontrate.

 

Karburantet

Po, sat ë efektshme janë këto koncesione?

Tani në krye të dy viteve qysh kur nisi nga puna, koncesioni i markimit të karburanteve nga GFI Albania nuk po kryen funksionin themelor për të cilin ka kontratën me qeverinë shqiptare. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëron qeverinë, por nuk ka kundërveprim.

Prej dy dekadash, qeveritë shqiptare u kanë krijuar kosto të paimagjinueshme qytetarëve të tyre duke i ngarkuar me taksa e pagesa nëpërmjet koncesioneve të keqnegociuara. Pavarësisht se shembujt e shumtë janë të zymtë, disa nga këto koncesione pas nisjes së punës janë në fiktivitet të plotë e për më tepër, qeveria bën një sy qorr t’iu kërkojë llogari. Një nga këto është koncesioni i markimit të karburanteve, nga GFI Albania, i cila po ushtron aktivitet në mospërputhje të plotë të kontratës që ka me qeverinë shqiptare.
GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.
Mirëpo Shoqata e Hidrokarbureve thotë se kompania nuk po plotëson asnjë nga këto detyrime, nuk ka bërë asnjë investim dhe për rrjedhojë, kontrata koncensionare është shkelur në të gjitha pikat.

Në një letër të posaçme për këtë çështje, Shoqata e Hidrokarbureve ka lajmëruar Ministrinë e Financave si palë kontraktore me koncesionarin, se po lejon GFI Albania të shkelë të gjitha të drejtat dhe të abuzojë në mënyrë të paligjshme mbi subjektet detyruese, pa asnjë lloj alternative kontrolli, ankimimi dhe as kërkese për zbatimin e investimeve që ai detyrohet me ligj.
Ndodh shpesh që produktet me çmim më të ulët përzihen me karburantet më të shtrenjta. Produktet e përziera kanë ndikime të shumta negative ndaj automjeteve, mjedisit, shëndetit publik dhe mjeteve të shpërndarjes së karburanteve. Përzierja është e përhapur në vendet ku ka naftë bruto dhe nënprodukte të saj, parafinë apo karburant avionësh, të cilat përzihen shpesh me naftë dhe shiten me një çmim më të lartë. Një gjë e tillë ndodh në zona ku çmimet e produkteve të tilla dallojnë nga njëra-tjetra dhe ku ka dallime mes taksave dhe subvencioneve për produktet e karburantit dhe solventëve. Shqipëria është një vend ku problemet e shkaktuara nga përzierjet janë të dukshme, duke reduktuar të ardhurat buxhetore dhe duke shkaktuar shumë dëme për konsumatorët dhe mjedisin.
Në web-in e saj zyrtar, GFI Albania shprehet se, Shqipëria është një vend me një industri komplekse të karburanteve. Nga njëra anë, Shqipëria ka fushën më të madhe naftëmbajtëse kontinentale në Europë, por nga ana tjetër, për sa i përket karburanteve të rafinuara për konsum, në treg operojnë rafineritë vendase, si dhe subjektet që kryejnë importin e karburanteve për tregun lokal si dhe për rieksportim, kryesisht drejt Kosovës. Rrjedhimisht, Shqipëria mbetet një vend vulnerabël për sa u përket rreziqeve të përzierjes, kontrabandës së karburanteve, cilësisë së dobët etj. Këto probleme shkaktojnë humbje kolosale fiskale për qeverinë çdo vit.
Ndaj që për t’i dhënë fund këtij problemi, qeveria në vitin 2011 vendosi të bëjë markimin për të eliminuar këtë përzierje në dëm të konsumatorëve të karburanteve nëpërmjet koncesionarit të ri. Por sipas dëshmive të grosistëve markimi jo vetëm nuk po funksionon për qëllimin themeltar të tij, por është shndërruar në një kosto shtesë për industrinë, e cila po paguhet nga konsumatorët.
Nga të dhënat e bilancit, GFI Albania e ka mbyllur vitin 2014 me një pozitë jo të mirë financiare. Humbjet u thelluan me 84% në vitin 2014, me 183 milionë lekë nga 99 milionë lekë që raportuan në bilancet e 2013 të dorëzuara në QKR.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here