Standard.al

“Parandalimi i dhunës ndaj grave”, LGI takim me gratë në qytetin e Patosit

0

 

MonikaLëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi një takim me gratë e qytetit të Patosit në një sipërmarrje private për të diskutuar lidhur me marrjen e masave për parandalimin dhunës mbi baza gjinore.  Në këtë takim ishin të pranishme deputetet Monika Kryemadhi, KejdiMehmetaj,  Silva Caka, Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, KlajdaGjosha si dhe Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI,  Erisa Xhixho. Duke e cilësuar si një risi organizimin aktiviteteve të tilla, deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se të gjitha gratë duhet të solidarizohen me njëra-tjetrën për t’i bërë ballë sfidave e vështirësive me të cilat ato ndeshen. Në vijim të fjalës së saj.  Kryemadhi theksoi se shumë shpejt do të krijohet edhe Forumi Ekonomik i Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.  “Problemet që kalojnë gratë shqiptare janë të gjitha njëlloj, pavarësisht nga ajo që ne përfaqësojmë. Ne shumë shpejt do të krijojmë Forumin Ekonomik të Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Do të organizojmë dhe grupet e vogla të punës sa i përket evidentimit të grave të dhunuara dhe ndihmës që mund t’u japim ne si LSI këtyre grave. Të mos harrojmë që një grua e dhunuar është si rezultat i jetës së vështirë ekonomike, i faktorëve ekonomikë që ndikojnë në ambientin e saj”, – tha . Kryemadhi.  Më tej, deputetja e LSI-së apeloi që të gjitha gratë të denoncojnë rastet e dhunës dhe fenomenet negative të keqtrajtimit të tyre, pasi në këtë mënyrë do të parandalohen edhe fenomenet negative në shoqërinë tonë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.