Ministri i Mirëqenies, Blendi Klosi premton punësim për 200 të rinj

0
144

 

 

Blendi Klosi

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka njoftuar se sipas vendimit të kësaj ministrie së shpejti do të punësohen në administratë rreth 200 të rinj, të cilët u praktikuan gjatë verës të këtij viti. Deklaratën ministri Klosi e bëri gjatë prezantimit të aktiviteteve të cilat do të zhvillohen në kudër të 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, aktivitete të cilat  nisin nga mesi i këtij muaji. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës do të organizojnë 25 aktivitete në 25 ditët kushtuar të rinjve. Bëhet e ditur se kanë qenë më shumë se 900 aplikantë, por Komisioni Vlerësues ka përzgjedhur një grup të rinjsh që do të nisin karrierën e tyre profesionale. “Po, do jemi në çdo qytet, te çdo i ri shqiptar dhe jo vetëm, për të ngritur së bashku siparin e frymës më shpërthyese, atë të rinisë. Jam krenar të them sot se ne e kemi dëgjuar zërin e shoqërisë civile, organizatave rinore dhe të rinjve, dhe i kemi përmbledhur në plot 25 ditë, të dedikuara vetëm atyre. Këto 25 ide nuk janë vetëm 25, por më shumë se 125, të cilat shkrihen me modestinë e të rinjve në aktivitete konkrete. Në këto 25 ditë do vëmë sërish fokusin në arsimin profesional, në nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit nga sipërmarrësit e rinj. Pjesë e nismës sonë është sigurisht mbështetja sociale e të rinjve në nevojë nëpërmjet programeve solidare, toleranca, diversiteti dhe sigurisht, gjithë përfshirja”- u shpreh ministri Klosi. Gjithashtu ai  apeloj për më shumë aktivizim nga ana e të rinjve me qëllim që të  ngrenë zërin për të drejtat e tyre dhe njëkohësisht të jenë opozita më e fuqishme e qeverive.

“Ne jemi për një politikë që flet me gjuhën tuaj dhe u përgjigjet vlerave tuaja. Për këtë, kërkojmë pjesëmarrjen dhe përfshirjen tuaj. Duhet të jeni ju, krahu ynë i djathtë dhe në të njëjtën kohë opozita jonë direkte për të na ndjekur në çdo hap të Prezantimit dhe Zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë, që nis rrugëtimin në qytetet e Shqipërisë”- tha ministri i Mirëqenies Sociale. 8 dhjetori është shpallur nga Kuvendi si Dita Kombëtare e Rinisë në kujtim të Lëvizjes Studentore të 1990 ku një grup studentësh e akademikësh nisën protestat që sollën rënien e komunizmit dhe i hapën rrugë sisemit demokratik. Në kudër të sfidave me të cilat përballet brezi i të rinjve, arsimimi, kulturimi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre do të jenë kryefjalë e aktiviteteve të cilat do të startojnë që nga data 14 nëntori. Janë plotë 25 aktivitete të cilat do të organizohen në të gjithë vendin dhe organizohen nga  Ministria e Mirëqenies Sociale, ajo e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Organizatat Rinore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here