Kreu i AK-së, Spahiu: Qeveria e 3 Q-ve duhet rrëzuar sa më parë, mos i bëni opozitë opozitës

0
121

 

images (3)

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, shpalli dje platformën e kësaj partie, e cila në thelb të saj kishte zhvillimin e protestave kundër qeverisë, me qëllim rrëzimin e saj. Spahiu bëri thirrje që në këta muaj të mos i bëhet opozitë e opozitës, por të përqendrohet lufta politike vetëm në largimin e Edi Ramës nga pushteti. “Shqipëria s’bëhet nëse kriminelët drejtojnë qeverinë, Kuvendin, administratën publike. Shqipëria s’bëhet nëse qytetarët dhe pushtetarët nuk janë të barabartë përpara ligjit. Shqipëria s’bëhet nëse 2 milionë banorë nuk sigurojnë dot minimumin jetik. Shqipëria s’bëhet nëse burgjet mbushen me mijëra varfanjak se s’paguajnë dot dritat. Shqipëria s’bëhet nëse qeveria dhe institucionet drejtohen nga dashnoret dhe burrat e dashnorëve të deputetëve. Shqipëria s’bëhet nëse Kryeministri dhe ministra firmosin nën efektet e konsumit të kokainës apo drogërave të tjera. Shqipëria s’bëhet nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria s’bëhet nëse nuk bashkohemi si një treg 10 milionë banorë. Shqipëria s’bëhet nëse çdo kush blen një diplomë apo titull shkencor me 5.000 euro te Tregu Çam. Shqipëria s’bëhet nëse me këta surretër që s’kanë lënë polici apo burg të Evropës pa provuar”, – tha ai. Më tej ai tha se duhet rrëzuar qeveria e 3 Q-ve që sipas tij simbolizojnë: Qelbësirat, Qeverisin me Qepena.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here