ALUIZNI për gjithë vendin / Korrigjimi i pronave, ja emrat e personave që përfitojnë

0
161

 

vila e eneveritKëshilli i Ministrave ka marrë vendim për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të zotëruesve të objekteve informale në të gjithë vendin. Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale në disa qarqe. Gazeta “Standard” boton listën e plotë të 117 emrave përfitues, sipas drejtorive rajonale për korrigjim. Pronarët e mëposhtëm u përkasin qarqeve Elbasan, Tiranë, Berat, Korçë dhe Shkodër.
Kalimi i pronësisë
Ligji i ri i legalizimeve parashikon që kalimi i pronësisë për objektet me funksion banimi të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës, por jo më shumë se 500 m2. Për sipërfaqet deri në 300m2 toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2 për zonat urbane dhe 1500 lekë/m2 për komunat. Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Kështu për pagesat e menjëhershme aplikohet 20 për qind zbritje. Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj mund të paguhet me letra me vlerë. Një tjetër zbritje që aplikohet është ajo me 10% që bëhet për faturat e energjisë elektrike. Për të përfituar nga ky reduktim shtesë familjet kanë detyrimin që të kryejnë rregullisht pagesat e dritave përgjatë një viti kalendarik.

Kalimi i pronësie, lista emërore

Lista e korrigjimit te pronesis Aluizen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here