Standard.al

Protestë para Parlamentit / Banorët e Institutit prej 9 muajsh pa energji elektrike

0

 

Deputetja Mimoza Hajdarmataj në krah të protestuesve, apel qeveris për mos dënim kolektiv dhe vënien e matësve

Dori Hoxhaimages (2)

Prej 9 muajsh disa familje në zonën e Instituti vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Të lodhur nga kjo situatë, familjarët protestuan dje para Parlamentit duke i bërë apeluar për rilidhje të energjisë. Protesta e banorëve u mbështet edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, deputetja Mimoza Hajdarmataj theksoi se nuk është e drejtë të dënohen në mënyrë kolektive të gjitha familjet

 

Banorët e zonës së ish-Institutit të Latë Bujqësorë, prej 9 muajsh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, pas ndërprerjes nga OSHEE. Ndërkohë në prag të stinës së dimrit ata ndihen edhe më të kërcënuar nga mungesa e energjisë elektrike, ku dje zhvilluan protestën e radhës përballë Parlamentit. Ata i bënë apel qeverisë që të marr masa për lidhjen e energjisë elektrike duke deklaruar se i kanë paguar të gjitha faturat te ndërmarrja numër 1 dhe nuk është faji i tyre që kjo e fundit më pas nuk ka bërë derdhjen në shtet.

Deputetja Mimoza Hajdarmataj apel për mos dënim kolektiv dhe rilidhje të energjisë për banorët

Protesta e banorëve u mbështet edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, ku deputetja Mimoza Hajdarmataj theksoi se nuk është e drejtë të dënohen në mënyrë kolektive të gjitha familjet, duke apeluar për rilidhjen e energjisë elektrike. “Banorët përplasen dyerve pa të drejt sepse ata janë gati të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Deri tani kanë pjesën e tyre të papaguar siç kanë edhe qytetarët e tjerë, por të mos abuzohet pasi janë gati të paguajnë.  Mos të dënohen kolektivisht, por të ketë secila familje matësin e tyre dhe secili të bëjë pagesat konformë rregullave dhe ligjit por jo kështu, në mes të Tiranës të penalizohen më shumë se 200 familje dhe të jenë në këto kushte” – u shpreh deputetja Hajdarmataj. Protesta e zhvilluar dje nga banorët, vjen pas protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara sidomos këto muajt e fundit. Familjarët pa energji elektrike kanë deklaruar edhe më herët se nuk janë debitorë ndaj shtetit, pasi detyrimet thonë se ia kanë dhënë ndërmarrjes paratë, por ajo nuk i ka dorëzuar në shtet. Banorët kanë kontrata qiraje me ndërmarrjen e ish-Institutit Bujqësor, e cila rezulton debitorë dhe tashmë ata janë të detyruar të jetojnë pa energji elektrike, deri në zgjidhjen e kësaj situate ku deri tani shteti dhe Ministria e Energjisë janë shfaqur indiferent ndaj kësaj situate.  Ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se janë rreth 537 familje që jetojnë në atë zonë janë debitorë ndaj kompanisë me një shumë prej 142 milion lekësh. Gjithashtu OSHEE ka theksuar se nëse ata nuk do të shlyejnë debinë, nuk do tu rikthehet energjia elektrike. Deri më 31 dhjetor 2013, banorëve u janë fshirë detyrimet me vendim të qeverisë. Më pas është bërë një marrëveshje dhe me ndërmjetësimin e Prefektit dhe janë vendosur matës në çdo godinë. Por sërish edhe pas instalimit të matësve nuk është paguar energjia elektrike”, ka deklaruar me parë OSHEE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.