Hetimet /  Zjarri te laboratori i Policisë Shkencore dogji 200 kg drogë, prova materiale

0
144

 

Ngjarja ndodhi në orë 2:15 minuta të së enjtes, ku si pasojë e shkëndijës elektrike u dogjën telat që furnizojnë me ndriçim Drejtorinë e Policisë Shkencore. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, si pasojë e kësaj mase elektrike është djegur njëri prej neoneve të ndriçimit

drejtoria e policise

200 kilogramë kanabis sativa u dogjën nga zjarri që ra në laboratorin qendror të kriminalistikës. Lënda ndodhej në korridorin e Drejtorisë së Policisë Shkencore, e cila ndodhet në mjediset e Gardës së Republikës, pasi Ministria e Brendshme po rikonstruktohet. Sasia e drogës ndodhej në laborator si provë materiale. Ngjarja ndodhi në orën 2:15 minuta të së enjtes, ku si pasojë e shkëndijës elektrike u dogjën telat që furnizojnë me ndriçim Drejtorinë e Policisë Shkencore. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, si pasojë e kësaj mase elektrike është djegur njëri prej neoneve të ndriçimit në një nga sheshpushimet e katit të dytë të laboratorit kriminalistik. Bëhet me dije se asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri. Të paktën kështu bënë me dije Policia e Shtetit, e cila në njoftimet e saj për median, ka mohuar faktin se nga zjarri pati dëme materiale brenda laboratorit te kriminalistikes. Ndërkaq nuk dihet ende nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

 

Reagimi i policisë

Përmes një informacioni më të zgjeruar, Policia e Shtetit ka njoftuar të tjera detaje mbi zjarrin e rënë mëngjesin e kësaj të enjteje në Laboratorin qendror të Kriminalistikës, në Drejtorinë e Policisë Shkencore, e cila ndodhet brenda territorit të Gardës së Republikës. Vatra e zjarrit është konstatuar rreth orës 2 e 15 pas mesnate dhe është raportuar menjëherë në sallën operative të Policisë së Tiranës, duke njoftuar gjithashtu edhe shërbimin zjarrfikës, të cilët ndërhynë më pas për izolimin dhe shuarjen e tij. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës për të nisur hetimet. Grupi hetimor, i ngritur me ekspertë të fushës nga OSHEE, nga shërbimi zjarrfikës dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, por edhe specialistë të hetimit të krimit në SHÇBA, ka vijuar veprimet për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Paraprakisht thuhet se shkak i tij ka qenë një shkëndijë elektrike në një kabëll të korridorit të katit të dytë të godinës, por më saktësisht shkaqet do të bëhen të ditura në fund të verifikimeve.

 

Laboratori

Në laboratorin kriminalistik analizohen të gjitha provat, si armë, shenja gishtash e të tjera, që oficerët e policisë gjyqësore sekuestrojnë në një vendngjarje, por fatmirësisht nuk është shkaktuar asnjë dëm tjetër bën me dije policia. Menjëherë pasi u konstatua vatra e zjarrit, ne vendngjarje shkuan shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për këtë ngjarje, u ngrit një grup hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr. 2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.

 

BOX

Basha denoncoi i pari zjarrin: Po shkatërrohen prova

 

I pari që denoncoi zjarrin në laboratorin e Policisë Shkencore ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook. “Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policisë se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal”, – shkruante mëngjesin e djeshëm kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

 

Rinas, ekstradohet në Itali bosi i grupit të kokainës, Edmond Tepshi

 

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar në Itali, Edmond Tepshin, e akuzuar si drejtues i një grupi për trafikimin e kokainës nga Shqipëria në Itali. 52-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Pjesmarrje në organizatë kriminale dhe “Trafikim lëndësh narkotike”, ku rrezikon një dënim maksimal prej 20 vjet burg. Tepshi u arrestua për llogari të drejtësisë italiane në fillim të muajit korrik në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni ndërkombëtar të koduar “Ricarica 2013”, të shtrirë në Itali dhe Gjermani, pas hetimeve të prokurorisë së Antimafias së Firences. Bashkë me Edmond Tepshin u arrestua dhe djali i tij 25-vjeçar Guido, dy vëllezërit e 52-vjeçarit Artur dhe Luan Tepshi respektivisht 49 dhe 46 vjeç, Kastriot Dyrmyshi 32 vjeç dhe Laert Peneqexhi. Guido Tepshi, është futbollist i Kastriotit dhe ish- pjestar i ekipeve zinxhir të 19 dhe 21 vjeçarëve të Kombëtares. Pak ditë pas arrestimit, prokuroria ka sekuestruar rreth 5 milionë euro pasuri prona të paluajtshme, të regjistruara në emër të disa anëtarëve të familjes Tepshi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here