Fjalimi në seancë / Rama: PD e la opozitën pa punë dhe Shqipërinë pa opozitë, s’keni as lidership dhe as program

0
101

 

Kryeministri: Topalli me më shumë udhëtime në 8 vite. Ish-kryeparlamentarja: Je kryetar qeverie turist

 

rama ne kuvendGëzim Saliu

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje në Parlament akuzave të opozitës për shpenzime luksi të qeverisë, duke akuzuar paraardhësit e tij se kanë shpenzuar shumë herë më shumë se ekzekutivi që ai drejton. Por sipas kreut të qeverisë nuk është paraardhësi i tij por ish-kryeparlamentarja Topalli, e cila, sipas tij, ka pasur shpenzimet më të mëdha me udhëtime nga e gjithë qeverisja e së djathtës. “Paraardhësi im ka bërë shumë mëkate, ka bërë shumë të pabëra, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit. Shifrën më të lartë për udhëtime në kohën tuaj e kishte ish-kryetarja e Kuvendit. Shpenzimet e mia në 2014 janë shifrat me të ulëta historike”, – theksoi Rama. Më tej ai akuzoi Partinë Demokratike se nuk po bën më as opozitë, duke theksuar nga ana tjetër se forcës më të madhe të së djathtës i mungon programi dhe lidershipi. “Pa dyshim se duke e lënë opozitën pa punë dhe Shqipërinë pa opozitë e bëni më të vështirë. Ka shumë gjëra që mund të bëhet një debat i shëndetshëm, ka shumë gjëra për të cilat ne mund të kritikohemi dhe ka shumë gjera që ju mund të ndikoni që gjerat të bëhen më mirë, por është e kotë. Sepse ju s’keni as lidership, as program dhe mbi të gjitha ju s’keni asnjë ndërgjegje për faktin që gënjeni dhe shpifni”, – tha ai. Në kundërpërgjigje të akuzave të kryeministrit, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e quajti Ramën si kryetar qeverie turist. “Kryeministri turist, që në 365 ditë të vitit, 362 i ka jashtë, ka një sëmundje dhe sëmundja e tij është e sukseseve imagjinare. Me qe ky gënjeu se ka qenë edhe në meshën e parë në 4 nëntor 1990, natyrisht gënjen për çdo gjë. Me marrjen e detyrës si kryetare kuvendi kërkova uljen të numrit të makinave të cilat shoqëronin kryetarin në çdo lëvizje. Nga 5 makina vendosa që të hiqeshin 4 dhe kryetari i kuvendit të kishte makinën e tij dhe makinën e shoqëruesit. Ndërkohë që zotëria vetëm tani ka porositur 8 makina ndër më të shtrenjtat, paraardhësit e mi kanë pasur 5 unë i kam reduktuar në dy”, – pohoi Topalli.

 

Shifrat e Kryeministrit

Në fjalën e tij të gjatë në Parlament, Kryeministri paraqiti disa shifra për situatën ekonomike të vendit ku theksoi se të ardhurat u rriten me 395 mln dollarë. “Për premtimet lërjani shqiptarëve të gjykojnë se për premtimet nuk ju jap juve llogari. Është çudi i madhe me ju sepse flisni sikur zgjedhjet janë bërë 4 vjet më parë dhe për një jave do bëhen prapë. Zgjedhjet janë bërë pak muaj më parë. Madje, i bëtë thirrje popullit për referendum dhe e patë fundin e referendumit. Në vitin 2014 të ardhurat u rritën me 395 mln dollarë, këto janë më shumë sesa çfarë keni mbledhur ju si të ardhura në 5 vjet dhe jo në 5 vjet të vëna sipas qejfit, por në 5 vitet më të mira tuajat. Së dyti, të ardhurat e buxhetit arratinë 26.3% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, ndërkohë që ju e latë qeverinë me 24.1% të PBK”. Nga ana tjetër kryeministri bëri të ditur se reformat e qeverisë rritën ekonominë si edhe nga ana tjetër u shlyen borxhet e qeverisë e krijuara nga qeveria paraardhëse. “Vjet ekonomia u rrit me 2.1%. Në 2014 në shlyen 340 mln dollarë borxhe tuajat të fshehura të marra me dhunë nga kompanitë e kontraktuara për punime apo shërbime publike dhe faktikisht filluam procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarit. Me shtetin që nuk mund të kreditojë punët që i detyrohet publikut duke futur duart në xhepat e individit”. Ndërkaq, Rama theksoi se vitin e kaluar buxheti përmbajti zotimin ndaj biznesit të vogël ku sipas tij u ul tatimi mbi pagën dhe përfituan 97% e shqiptarëve. “Sot fal uljes së tatimit mbi pagën një infermier, një polic, një mjek, një nëpunës, por edhe një i punësuar në sektorin privat merr më shumë seç merrte në kohën tuaj. Shpenzimet operative për mirëmbajtjen e rrugëve që ishte gangrene e qeverisë suaj janë 2 herë më të mëdha sesa në 2013. Kemi filluar shlyerjen që tashmë ka përfunduar për të gjithë sektorin privat,për ato HEC-et që i jepnit lejet me marrëveshje të pafavorshme për interesin publik. Po ça bëmë ne në arsim? Shlyem 30 mln euro borxhe për kontrata të nënshkruara dhe të papaguara dhe kemi investuar në 2014 në 102 objekte arsimore, por kjo shifër nuk thotë ndonjë gjë të madhe”, – deklaroi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here