Edhe Topalli kundër sistemit me “Prim”: Rama të ndjekë modelin e Pontës në Rumani

0
145

 

Jozefina TopalliPas Berishës, edhe Jozefina Topalli u shpreh dje kundër diskutimeve për Kodin Zgjedhor dhe mundësisë së përzgjedhjes së sistemit me “Prim”. Sipas Topallit, Kryeministri Rama duhet të fokusohet tek ekonomia e shqiptarëve dhe jo tek “Primi”. “Ndoshta do të duhen ca vezë të tjera, por unë besoj se modeli i Pontës, dorëheqja e Pontës, duhet të jetë një thirrje dhe një inkurajim i madh për shqiptarët sepse një protestë e qëndrueshme, e fortë duke rrethuar Kryeministrinë, pa pushkë, pa dhunë, pa gurë, do të bëjë që kryeministri të jetë vetëm një Old Prime Minister ashtu siç është një old mayer. Dhe pastaj shqiptarët duhet të mendojnë edhe njëherë. Natyrisht nuk është momenti që tu flasësh për “Prim” shqiptarëve sot, sepse s’kanë bukë. Nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët “Primin”, se po ikin nga Shqipëria dhe vendi po braktiset. Ndaj duhet i folur me sinqeritet shqiptarëve, me zërin e tyre, të hallit, të vuajtjes dhe të mjerimit të tyre”, – tha Topalli.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here