Debati për CEZ / Berisha-Gjiknurit: Pranoje fajin dhe kërko gjykim të shkurtuar. Ministri: Je ti përgjegjësi

0
138

 

berisha akuza me leterNë kuvend është rikthyer sërish debati për ccështjen CEZ, ku ish-kryeministri ka shprehur akuza ndaj ministrit Gjiknuri për favorizimin e DIA-s prej tij. “Ju leverdiste ta mbanit DIA-n pasi e kuptuat që ajo ishte minierë floriri”, tha Berisha. Ndërkohë ministri i Energjisë dhe Industrisë akuzoi ish-kryeministrin si përgjegjësin kryesor të ccështjes.  “Me mënyrën si e privatizove, i shkaktove 200 milionë dollarë dëm shtetit. Rrite dhe borxhin e keq 16.85% dhe me këtë vendim i shkaktove 140 milionë euro dëm. Ke vendosur të ulësh çmimin e KESH-it”, pohoi Gjiknuri. Pas kësaj deklarate, Berisha tha se ministri nuk di se çfarë flet: “Ti po akuzon veten. Pranoje dhe kërko gjykim të shkurtuar”. Më parë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, iu drejtua opozitës duke thënë se “të gjithë treguesit flasin qartë sesi lufta kundër kriminalitetit dhe informalitetit ka njohur suksese që ju nuk mund t’i imagjinoni”. “Në tetë vite keni ulur 2 herë pagat e policisë, ndërsa ne i rritëm me 25%. Ne rritëm buxhetin për policinë, duke investuar në infrastrukturë. Në dy vite shkatërruam 1.3 milionë rrënjë narkotike. Kjo është eficenca e asaj që kemi bërë ne dhe e shfrytëzimit të buxhetit. Të gjithë treguesit flasin qartë sesi lufta kundër kriminalitetit dhe informalitetit ka njohur suksese që ju nuk mund t’i imagjinoni”, deklaroi Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here