Ramos: Reali fitoi duke luajtur keq

0
135

 

Realit të Madridit

 

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ekipi i tij ishte me fat që mposhti Paris Saint-Germainin në derbin e Ligës së Kampionëve që u zhvillua të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” nuk ishin dominues në ndeshjen e Grupit A, por siguruan fitoren me golin e Nachos të shënuar në pjesën e parë. “Nuk ishte fitore e rehatshme, por kishte gjëra të mira, është e vërtetë kjo, por ne duhet ta analizojmë shumë këtë ndeshje”, – ka thënë Ramos për AS. “Ne kemi zhvilluar lojëra më të mira dhe fitonim vetëm një pikë. Këtu ne luajtëm keq dhe fituam tri pikë. Futbolli i ka këto gjëra”, – ka shtuar spanjolli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here