Arratisja e Zefit nga komisariati, policia do të ndryshojë procedurat e shoqërimit

0
118

 

 

burgu-i-shen-kollitNjë ditë pas arratisjes së Bledar Zefit nga ambientet e komisariatit të policisë nr. 3, krerë të policisë kanë kërkuar në mënyrë urgjente që të ndryshojnë edhe procedurat standarde të mbajtjes dhe shoqërimit të personave në ambientet e policisë. Ndryshimi i procedurave standarde është kërkuar që të kryhet në mënyrë të veçantë me rastet e personave të identifikuar si persona me rrezikshmëri të lartë, apo emri i të cilëve shënohet me ngjyrë të kuqe kartelat policore e cila përcakton shkallën më të lartë të rrezikshmëri së personit. Kërkesa për ndryshimin e procedurave standarde të mbajtjes në mbikëqyrje apo të shoqërimit dhe transferimit të personave të ndaluar apo të shoqëruar pritet të nisë që prej javës së ardhshme në ambientet policore në vend. Kjo për faktin se një kontroll i posaçëm verifikues i Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit është duke kryer një inspektim të hollësishëm të të gjithë rrethanave të ngjarjes së arratisjes së Bledar Zefit. Kjo për faktin se specialistët e inspektimit duhet të gjejnë qoftë gabimet e policëve gjatë shërbimit, por edhe gabimet e mundshme në mënyrën standarde të realizimit të detyrës. Për këtë për këtë fakt, hetimi është shtrirë mbi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie që duhej të kishin detyrë ruajtjen e të shoqëruarit Bledar Zefi, por edhe komunikimin më të shpejtë të ndaj tij të urdhër arrestit ndërkombëtar, për të cilin ai edhe u arrestua. Ky i fundit është kthyer tashmë në një nga emrat më të kërkuar për policinë shqiptare, pas arratisjes spektakolare nga ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet. Në lidhje me këtë ngjarje, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme arrestoi dy policë trupe shërbimi të cilët duhej ta çonin Zefin në tualet pas kërkesës së tij. Inspektimi pritet të përcaktojë përgjegjësitë e çdo punonjësi policie si dhe masat e mundshme që mund të merren ndaj punonjësve përgjegjës. Me 31 janar të këtij viti, Arkimed Lushaj, i njohur edhe me emrin Stresi, arrati të arratisej, nga e të njëjtit komisariat ndërsa ishte shoqëruar si i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here