Standard.al

Viti akademik 2015-2016, udhëzimi për studentët që vazhdojnë ciklin e dytë të studimeve / Kriteret dhe procedurat e pranimit për transferimin e studimeve në universitetet publike  

0

 15-10-26-04-01-39banner_logo_mas_web

 

Ministria e Arsimit ka publikuar kriteret, afatet, dokumentet dhe procedurat që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për transferimin e studimeve dhe për programin e dytë të studimit, në programin e ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike për arsimin e lartë për vitin akademik 2015-2016. Sipas udhëzimit të MAS, afati për aplikim nga kandidatët pranë institucioneve publike të arsimit të lartë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, është nga data 2 deri më datë 9 nëntor 2015. Studenti qe aplikon për transferim studimesh, paraqet dokumentacionin e mposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:

  1. Kërkesën drejtuar institucionit publik të arsimit të lartë (IAL) për programin e

studimit, në të cilin kërkon të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit);

  1. Plani i plotë i programit të studimit nga ku transferohen
  2. Vërtetim të listës së notave, krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer

në ciklin e dytë të studimeve, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin eventual të

lendeve te programit te studimit të ndjekur, si dhe Programeve/syllabuseve

përkatëse te lendeve të shlyera;

  1. d. Fotokopje të Diplomës së Maturës Shtetërore dhe te certifikatës së notave të

noterizuar, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dublikatën e tyre. Kandidatët që kane përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet ne shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje te saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi te Vendimit te KM nr. 876, datë 3.11,2010 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, të ndryshuar, dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Kandidatët që kane kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga MAS, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë;

  1. Fotokopje e njësuar me origjinalin ne Republikën e Shqipërisë të diplomës universitare të ciklit të parë të studimeve, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Në mungesë të diplomës IAL-të publike pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon te aplikoje sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve, nëse është regjistruar pranë kësaj IAL-je, dorëzon fotokopjen e njehsuar me origjinalin të diplomës së lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomën universitare të ciklit te parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ose në mungesë te tij, një dokument tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës. Në rast se nuk janë përfunduar procedurat e njehsimit, kandidati dorëzon një vërtetim që konfirmon dorëzimin në MAS te dokumentacionit te parashikuar për njehsimin e diplomës së ciklit të parë, dhe brenda 45 ditëve dorëzon vërtetimin përkatës të njësimit.
  2. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  3. Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë, për llogari të IAL-së përfituese;
  4. Dy fotografi personale. Dokumentacioni që disponohet në gjuhe te huaj duhet të jetë i përkthyer dhe noterizuar në Republikën e Shqipërisë.

 

Ja kandidatët që kanë të drejtë të aplikojnë për transferim studimesh

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për transferim studimesh personat të cilët kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse ose me vërtetimin përkatës, sipas përcaktimeve në germën “f” të pikës 2 të këtij udhëzimi, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit, si dhe kanë ndjekur një program studimi të ciklit të dytë brenda ose jashtë vendit të akredituar në momentin e transferimi. Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi te ciklit te parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit te dytë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë MAS ose janë në proces njësimi, si dhe kanë ndjekur një program studimi të ciklit të dytë të akredituar në momentin e transferimit brenda ose jashtë vendit. Transferimi i studimeve mund të bëhet në një program studimi të njëjte ose të ngjashëm të të njëjtit cikël dhe tipologji. IAL-ja mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë për përzgjedhjen e studentëve që aplikojnë për transferim apo për program të dytë studimi. IAL-te nuk mund te pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik. Transferimi i studimeve do të kryhet në zbatim të procedurave dhe afateve të parashikuara në këtë udhëzim. Transferimet nga IAL – të private bëhet vetëm nga programe të akredituara. IAL-ja mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë të cilat përcaktohen në statut, në rregulloret përkatëse. Studenti që aplikon për transferim studimesh apo për program të dytë studimi nuk duhet te jetë duke ndjekur njëkohësisht një program tjetër studimi të çfarëdolloj cikli, në IAL-të publike e private. Për të aplikuar për program të dytë studimi, studenti paraqet dokumentacionin e parashikuar në germat “e”, “f “, “g”, “h”, “i”, të pikës 2 të këtij udhëzimi, si dhe dokumentacionin e mëposhtëm, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve: Kërkesë drejtuar IAL-së publike, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit) dhe fotokopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë të diplomës universitare të ciklit të dyte të studimeve, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Në mungesë të diplomës IAL-të publike pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741., datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim te tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të aplikojë, sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve, nëse është regjistruar pranë kësaj IAL-je, dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të diplomës së lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomën universitare të ciklit të dytë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në mungesë këtij, një dokument tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, te lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës. Kandidatet të cilët nuk,kanë njësuar diplomën universitare të fituar jashtë vendit aplikojnë për njohje diplome. Kandidati dorëzon ne dosje një vërtetim mbi aplikimin e tij për njësim diplome në MAS. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse, vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lënde dhe detyrim të shlyer, i cili do te shërbejë për njohjen e provimeve te shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse, nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse.

 

Ja kush ka të drejtë të aplikojë për program të dytë studimi

 

Mundësin për aplikim e kanë të gjithë kandidatet që kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse ose me vërtetimin përkatës, sipas përcaktimeve në germën “f” të pikës 2 të këtij udhëzimi, në një program të ciklit të pare “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në program studimi të ciklit të dytë, sipas përcaktimeve në germën “b” të pikës 9 të këtij udhëzimi, të cilët rezultojnë të akredituar në momentin e diplomimit të studentit.

  1. Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose

në një program të integruar të studimeve te ciklit të dyte, si dhe në një program

studimi të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS ose janë në

proces njësimi. IAL-ja shpall listat e kandidateve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të universiteteve që kanë aplikuar për program të dytë studimi, në vende të dukshme brenda datës 10 nëntor 2015. Aplikimet për transferimin e studimeve dhe program të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/komisionet i/e ngritura për këtë qellim nga IAL-ja nga data 11 nëntor 2015 deri më date 13 Nëntor. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve ne zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi, si dhe të kritereve të tjera shtesë të miratuara në statutin apo rregulloret përkatëse të IAL-së dhe të programit të studimit, të cilat duhet të shpallen në vende të dukshme brenda datës 13 nëntor 2015. Kriteret e vlerësimit t’i bëhen me dije në momentin e aplikimit të gjithë kandidatëve, së bashku me pikët vlerësuese për çdo kriter vlerësimi. Komisioni kryen renditjen e kandidatëve bazuar në pikëzimin për çdo kriter vlerësimi, dhe vlerëson kandidatët me statusin fitues/jo fitues. Këto të dhëna shpallen nga dekanati

përkatës në ambientet e fakultetit dhe IAL-së, si dhe faqet web përkatëse, të plotësuara

sipas tabelave nr. 1a dhe 1b të parashikuara në shtojcën nr. 1 të këtij udhëzimi,

respektivisht, për kandidatet qe kanë aplikuar për transferim studimesh dhe për kandidatët që kanë aplikuar për program, të dytë studimi, brenda datës 16 nëntor 2015. IAL-të dërgojnë tabelat në formë,shkresore dhe elektronike në format Excel. Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin e tyre përfundimtar në IAL nga data16 deri më date 20 Nëntor 2015, duke paraqit, dokumentin origjinal të çregjistrimit, nga IAL-ja nga ku transferohet, i cili përmban: emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, shtetësinë, numrin e matrikullimit që ka pasur në programin e studimit të ciklit te parë. Po ashtu paraqitet, emërtimi i IAL-së dhe i programit të studimit të ciklit të parë, si dhe forma e studimi, numri i matrikullimit, si dhe emërtimi i programit të studimit të ciklit të dytë dhe fakultetit përkatës në IAL-në nga ku transferohet, cikli dhe forma e studimit, data e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja nga ku transferohet dhe data e ndërprerjes së studimeve. Me datë 23 Nëntor 2015 IAL-ja shpall në vende të dukshme, publikon në faqen e saj web si dhe ia përcjell MAS elektronikisht, listën emërore te kandidatëve të regjistruar. IAL-të publike i dërgojnë MAS-it dhe AKP-së brenda datës 24 nëntor 2015, me shkrese zyrtare përmes postës, listën e studentëve të regjistruar, në formë shkresore dhe elektronike në format Excel, me qëllim pajisjen me numër matrikullimi. AKP brenda datës 21 dhjetor 2015 i dërgon IAL-ve publike në rrugë postare, listën me numrat e matrikullimit të studentëve. IAL-të publike çregjistrojnë studentët e papajisur me numër matrikullimi, si dhe ia komunikojnë çregjistrimin AKP-së brenda 10 ditëve nga marrja e komunikimit zyrtar nga AKP me listat me numrat e matrikullimit.

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.