Simone: Atletico nuk bën më hap fals

0
157

 

Atletico-Madrid-vs-Chelsea

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka refuzuar t’i kritikojë lojtarët e tij pas barazimit pa gola ndaj Astanas. Klubi spanjoll ishte favorit për ta fituar ndeshjen e grupit C që thuajse do t’ia siguronte kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve. “Nuk jam i nevrikosur me skuadrën time, por tashmë duhet ta mposhtim Galatasarayn për të pasur një shans”, – ka thënë Simeone. Ndërkohë, anësori Antoine Griezmann mendon se ekipi i tij duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura. “Na kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të dyja. U përpoqëm, por gjërat nuk ishin në anën tonë sonte”, – është shprehur francezi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here