Dëmtohet rëndë Falcao, disa javë jashtë fushave

0
129

 

Chelsea premierSulmuesi i Chelsea-t, Radamel Falcao, nuk do të luajë për disa javë pas një lëndimi muskulor. Kolumbiani nuk ka gjetur hapësira në ekipin e Jose Mourinhos që pas huazimit nga Monako dhe tashmë do ta ketë akoma më të vështirë, pasi duhet të qëndrojë jashtë fushe për një kohë. Strategu portugez ka njoftuar se Falcao është bashkuar me Pedron, Thibaut Courtois e Branislav Ivanovic, në listën e të lënduarve. “Falcao ka pësuar një lëndim serioz. Jo aq serioz sa ato që i ka pasur në të kaluarën. Por, e ka dëmtuar seriozisht muskulin dhe do të mungojë për disa javë, prandaj nuk duhet të flasim për të”, – ka deklaruar Mourinho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here