Çrregullimet e të ngrënit tek fëmijët

0
203

 

Femijet-duke-ngrene-shendetshem-480x343Fëmijët dhe sidomos adoleshentët janë shumë të rrezikuar nga çrregullimet e të ngrënit. Ato nuk duhet të injorohen sepse mund të jenë fatale.

Strukturat shëndetësore tregojnë praninë e çrregullimeve edhe në të ngrënë, të cilat nëse nuk marrin kujdesin e specializuar në kohë mund të mbartin pasoja të rënda.

Ekspertët e shëndetit publik vënë në dukje se çrregullimet e të ngrënit fillojnë në moshën e adoleshencës, dhe janë më të shpeshta tek vajzat se tek djemtë. Numri i të rinjve me çrregullime të ngrënit është i vogël, por personat me këto çrregullime mund të kenë pasoja serioze në shëndet dhe në rastet kur nuk trajtohen pasojat mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Personat me çrregullimet e të ngrënit, e shohin peshën e trupit si qendrën e identitetit dhe lumturisë së tyre.

Dy çrregullimet më të shpeshta e të ngrënit janë:

Anoreksia nervore, çrregullimi shfaqet te personat që kanë frikë intensive të shtimit në peshë dhe refuzojnë të ushqehen.

Bulimia nervore, e cila shfaqet te personat që ushqehen në mënyrë të tepruar dhe këtë sasi të madhe ushqimi e eliminojnë duke e vjellë. Bulimikët kanë peshë normale, ndërsa anoreksikët janë ekstremisht të dobët. Mjekët bëjnë me dije se të dyja këto forma të çrregullimit të ngrënies nuk duhen neglizhuar pasi në të kundërtën pacienti mund të përballet me pasoja fatale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here