Schubert: Juventusi, i vështirë, por i marrim pikë

0
133

 

Barcelona dhe Juventusi

Trajneri i Borussia Monchengladbachut, Andre Schubert, ka thënë se Juventusi ka një skuadër të shkëlqyer. Klubi gjerman është pritës i bardhezinjëve të martën mbrëma për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në kuadër të grupit D. Ndeshja e zhvilluar në “Juventus Stadium” u mbyll pa gola, ndërsa trajneri i Gladbachut i ka paralajmëruar lojtarët e tij për kundërshtarin. “Juventusi është një ekip i shkëlqyer, nuk ka dyshim për këtë. Jemi të përqendruar në ndeshjen e të nesërmes (e martë), ku do të shfaqen dy skuadra të mira dhe ne do të përpiqemi t’i shkaktojmë probleme Juves duke krijuar rrezik, sepse duam ta fitojmë ndeshjen. Duhet t’i përshtatemi fleksibilitetit taktit të Juventusit, kemi një ide si të funksionojmë, prandaj shpresoj që të jetë ide e mirë”, – ka deklaruar Schubert në konferencën për shtyp.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here