Pas takimit me reporterët e “Venecias”, Halimi: Qëndrim për reformë konsensuale

0
133

 

Nishani me reporteret e Venecias

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi dje se reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale, ndërsa shtoi se PD ka dorëzuar një tekst të saj me alternativat që propozon opozita parlamentare për këtë reformë. Në përfundim të takimit me ekspertë të Komisionit të Venecias, ish-Ministri i Drejtësisë këtë qëndrim të tijin e bëri me dije në dalje të takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias në kryesinë e Kuvendit. “Ekspertët e Partisë Demokratike bënë një pasqyrim të shkëlqyer të vërejtjeve që kemi me tekstin e paraqitur nga mazhoranca dhe alternativave që ne japin në këtë drejtim. Teksa ne theksuam dhe gatishmërinë tonë (PD-së) dhe qëndrimin për një reformë në drejtësi konsensuale dhe që i vjen në ndihmë drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë”, – tha ai. Më tej deputeti demokrat pohoi se Komisioni i Venecias do të shprehet në ditët në vijim për rezultatet e takimit. “Diskutuam edhe për gjetjen e mekanizmave të tjera për të luftuar korrupsionin e drejtësisë shqiptare. Ekspertët tanë do të vijojnë komunikim intensiv me ekspertët e Komisionit të Venecias. PD dorëzoi edhe një version tjetër, të këtij teksti për t’i dhënë edhe zgjidhje të tjera alternative. Qëndrimi ynë është konstruktiv”, – dekaroi Halimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here