Ministria Harito / Dosjet elektronike për punonjësit e administratës: Prioritet për në BE

0
113

Harito komision

 

Të gjitha institucionet publike tashmë do të kenë dosjen elektronike të punonjësve dhe regjistrin qendror të personelit. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, gjatë fjalës së saj shprehu rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar si një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE-në. “Arsyeja se përse BE i kushton kaq vëmendje kësaj reforme është fakti që është 1 nga 5 prioritetet e hapjes së negociatave me BE-në. Që shteti shqiptar të funksionojë, duhet patjetër që administrata publike të qëndrojë mbi bazën e meritokracisë. Ishte shumë e vështirë që të çrrënjosnim mentalitetin për mënyrën se si punonjësit e administratës publike rekrutoheshin dhe pas kësaj, ngritëm një sistem modern të shërbimit civil”. Më tej, ajo shtoi se aktualisht në sistem janë futur dosjet e punonjësve të Ministrisë dhe më pas do të lidhen me gjendjen civile dhe më pas më sigurimet shoqërore, pastaj me tatimet. Në aktivitetin e organizuar dje nga Departamenti i Administratës Publike u prezantua puna e bërë për reformën në administratë, ku ishte e pranishme Harito së bashku me përfaqësuesin e Delegacionit të BE në Shqipëri Yngve Engström, Bernard Fitoussi ambasadori francez, Rafaela Campanati, sekretarja e parë e Ambasadës Italiane dhe Ramona Maldovan, drejtuesja e projektit të binjakëzimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here