Me ekspertët e Komisionit të Venecias / Nishani: Reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë

0

 

Loading...

 

Nishani me reporteret e VeneciasPresidenti Bujar Nishani priti dje një delegacion të përbërë nga ekspertë të Komisionit të Venecias, me të cilët zhvilloi një takim pune në kuadër të përgatitjes së opinionit të tyre mbi reformën në drejtësi. Kreu i Shtetit theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë përbën një objektiv parësor dhe thelbësor në tërësinë e reformave të thella që ka ndërmarrë vendi ynë në përmbushje të aspiratës integruese si vend kandidat i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Presidenti Nishani vuri në dukje se “reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë”. Më tej Nishani dhe ekspertët e Komisionit të Venecias gjatë takimit të punës prekën edhe çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe reformimin thelbësor të sistemit gjyqësor, të parë edhe në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe arritjes së standardeve më të përparuara demokratike evropiane.

 

Loading...

Lini nje pergjigje