Kërcënimi i Greqisë /“Bllokim të anëtarësimit në BE, nëse nuk zgjidhet çështja e varrezave të ushtarëve grekë”

0
114

 

 

Greqia përçahet para referendumitGreqia kërcënon me bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëse nuk zgjidhet çështja e varrezave të ushtarëve grekë. Deklarata u bë nga deputeti dhe ish-nënkryetari i Parlamentit të Greqisë, Georgios Sourlas, i cili foli në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Kallamatës për ushtarët grekë që humbën jetën në vitin 1940 në Vorio-Epir. Sipas tij, Greqia duhet të kërkojë që Shqipëria të respektojë marrëveshjen e ratifikuar 5 vite më parë nga parlamentet e dy vendeve. Ai tha se duhet të respektohen të drejtat e njeriut në përputhje me traktatet ndërkombëtare. Duke folur për këtë gjë, Sourlas bëri të qartë se Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse nuk zgjidhet kjo çështje.“Pala shqiptare duhet të mësojë të respektojë marrëveshjet dhe të kuptojë se nuk ka vend në Bashkimin Evropian pa zgjidhur çështjen e varrezave masive të luftëtarëve që ranë për lirinë dhe idealet e njeriut. Edhe në këtë përvjetor ku në vitet 1940-1941 ranë 7976 luftëtarë, mbeten ende të pavarrosur në varret masive të fushëbetejave në veriun e Epirit për 75 vjet”, – deklaroi Sourlas.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here