Vendimi / Nga 1 janari ulen tarifat e telefonisë fikse

0
146

 

 

telefonat celulareAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar analizën e tregut të telefonisë fikse dhe ka vendosur një ulje të përshkallëzuar të tarifave deri në vitin 2018. Duke filluar nga 1 janari 2016, do të eliminohet tarifa fikse për çdo thirrje që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit.

Aktualisht, kjo tarifë është në nivelin 0.38 lekë. Ndërsa tarifat e interkoneksionit do të ulen në 1.34 lekë për minutë në fillim të vitit 2016, për të zbritur në 1.09 lekë në fillim 2017 dhe 0.7 lekë për minutë në fillim të vitit 2018. Këto ndryshime tentojnë t’i japin më shumë konkurrencë tregut të telefonisë fikse dhe pritet ta bëjnë akoma më të lirë komunikimin fiks për përdoruesit fundorë.

Vitet e fundit, ky shërbim ka humbur ndjeshëm interesin e publikut, për shkak të uljes drastike të tarifave të telefonisë celulare. Sipas AKEP, vitin e kaluar trafiku telefonik nga linjat fikse përbënte vetëm 3% të trafikut total telefonik kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here