Lezhë / Fshatrat 4 ditë pa energji elektrike, banorët: Paguajmë rregullisht

0
161

 

 

Faturat e energjisëPrej 4 ditësh dhjetëra fshatra në njësinë administrative të Lezhës vuajnë mungesën e energjisë. Kjo ka sjellë vështirësi të shumta për këta banorë që pohojnë se janë pagues të rregullt të energjisë. Me dhjetëra fshatra në njësitë administrative Zejmen dhe Kolsh në Lezhë, po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, kryesisht gjatë 4-ditëve të fundit. Kjo situatë ka vështirësuar ndjeshëm jetesën e mijëra banorëve të këtyre zonave, ndërsa ato që më së shumti po e vuajnë mungesën e energjisë janë bizneset përreth. Banorët thonë se nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje dhe se askush nuk u jep një përgjigje se kur do të marrë fund mungesa e energjisë elektrike. Sipas tyre ata i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe nuk po marrin asnjë shërbim nga ana e OSHEE-së.
Në zyrat e OSHEE në Lezhë nuk jepet asnjë përgjigje për këtë problematikë, ndërsa banorët vazhdojnë të presin më shpresën se mund të ndërhyhet dhe merr fund errësira edhe për ta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here