Halloween / Kur fëmijët e kryeqytetit kremtojnë ditën e “ringjalljes së shpirtrave”

0
125

 

 

images (12)E teksa gjithë bota kremtoi një ngjarje pakëz të çuditshme për t’u festuar, edhe kryeqyteti ynë nuk ka ngelur pas organizimeve të ndryshme që shoqërojnë “ringjalljen e shpirtrave”. “Festa” që e ka prejardhjen që prej 600 vjetëve p.e.s, ku keltët mirëprisnin në këtë mënyrë, muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës, në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit ka marrë një dimension argëtues dhe thuajse kulturor, ku edhe në vendin tonë, njerëzit organizohen dhe duke veshur kostumet e frikshme, maskat apo duke pikturuar fytyrat për të ngjarë sa më të vdekur, ekspozohen rrugëve e festojnë deri në orët e vona festën “e frikshme”.

 

Dimensioni kulturor

Një dimension kulturor dhe thuajse edukativ, ishte njëri prej aspekteve që bëri bashkë në një organizim fëmijë e prindër, të cilët në një prej sallave të “Tirana International Hotel”, u paraprinë festimeve të orëve të vona të Halloween-it dhe u argëtuan pa masë. Nën patronazhin e “Iceberg Communication”, fëmijët e shoqëruar nga prindërit, pasi u njohën me historikun dhe përmbajtjen e Halloween-it, në praninë e kungullit të ndriçuar nga brenda, simbolit të Halloween-it, dhe të maskuar si të rriturit, kërcyen, kënduan e u dëfryen përgjatë mbrëmjes, ku nuk munguan muzika, ushqimet catering, koreografitë, numrat special të cirkut përgatitur nga organizatorët. Ndërkohë që gjatë ditës, disa të rinj kanë parkaluar nëpër bulevardet e kryeqytetit të veshur e të maskuar siç e do festa, gjatë mbrëmjes, deri në orët e vona lokalet e kryeqytetit kanë përgatitur ambientet e “frikshme” ku të rinjtë do ta zbardhin deri në agim me festime, duke ia përkushtuar këtë natë “Zotit të vdekjes”, Samhain, ku sipas gojëdhënave thuhet se ai i mbledh shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, dhe pasi ata lajnë mëkatet e tyre, “Samhain” i dërgoi në parajsën e keltëve.

 

Halloween (hellwuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

 

Si festohej

Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzinin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri. Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së Krishtërimit. Ishte At Gjergji IV, i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin, duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar besimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnavalet se sa me zakonet e mëhershme. Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një njeri me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

Klajdi Musabelliu/ ATSH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here