Dekonspirimi /  Kapot e drogës u shpëtuan prangave, nën hetim 9 oficerë të Policisë së Durrësit

0
134

 

altin dhe emilian emiljan hajri 

Në Shqipëri ishin prerë 7 urdhër-arreste për 7 anëtarë të bandës. Dy prej tyre gjendeshin në Tiranë, ndërsa pesë prej tyre ishin me banim në Durrës apo Shijak. Ndërkohë që Policia e Tiranës arrestoi dy të kërkuarit, Policia e Durrësit nuk mundi të arrestonte asnjë prej 5 të kërkuarve.

 

Operacioni “Enigma” për arrestimin e pjesëtarëve të një organizate të trafikimit të drogës, e shtrirë në Shqipëri dhe Itali, mund të jetë dekonspiruar nga efektivë të Policisë së Durrësit. Ky është dyshimi më i fundit për operacionin e bujshëm që vuri në pranga 2 persona në Tiranë, ndërkohë që 5 të tjerë, përfshirë edhe drejtuesit e bandës, janë ende në kërkim. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka nisur hetimet për 9 efektivë të Policisë së Durrësit për dekonspirim të operacionit “Enigma”. Por pse ka nisur ky hetim? Në Shqipëri ishin prerë 7 urdhër-arreste për 7 anëtarë të bandës. Dy prej tyre gjendeshin në Tiranë, ndërsa pesë prej tyre ishin me banim në Durrës, apo Shijak. Ndërkohë që Policia e Tiranës arrestoi dy të kërkuarit, Policia e Durrësit nuk mundi të arrestonte asnjë prej 5 të kërkuarve. Sipas burimeve vëllezërit Hajri, kishin kohë që vëzhgoheshin nga agjentët e Policisë, mirëpo në momentin e fundit ata nuk u arrestuan.

5 vite hetime

U deshën 5 vite hetime për të rënë në gjurmët e këtij rrjeti kriminal. Kjo për arsye se struktura e tij ishte e mirorganizuar deri në perfeksion sipas policisë. “Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese. Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme. Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botërore”, – sqaroi policia.

 

Trafik dhe investime

Krerët e organizatës kriminale ishin në Shqipëri ndërsa në 1 vitë ata kanë arritur që të fusnin në tregun italian deri në një ton heroinë. Sasia transportohej jo vetëm përmes makinave, por edhe përmes ajrit, ndërsa struktura ishte ndërtuar në celula në mënyrë që të mos arrestoheshin nga policia. Sipas policisë, paratë përfituara nga aktiviteti kriminal investoheshin në Shqipëri në sektorin turistik dhe hotelerisë. Ndërkohë kanë vazhduar kontrolle në Itali dhe në Shqipëri si dhe janë impenjuar forca të shumta policore nga të dy strukturat policore në bashkëpunim dhe koordinim të plotë.

 

Pronat

Altin dhe Emiljan Hajri nga Shijaku janë dy kapot e organizatës kriminale që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në drejtim të Italisë. Atyre u janë sekuestruar një sërë pronash në Shijak. Një fotot më poshtë shikoni pikërisht pronat e dy shqiptarëve nga Pjezgë në Shijak. Mësohet se i pari që kishte shkuar në Padova, kishte qenë Altin Hajri në vitin 2000. Pas tij në këtë qytet kishte mbërritur dhe vëllai i tij, Emiljano. Në këtë qytet ata kishin hyrë në kontakte me grupe të trafikut të drogës, por ata kishin treguar cilësi të lartë organizimi thuhet në deklaratën e policisë italiane. Avash avash ata kishin krijuar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogave. Të arrestuarit lekët i sillnin në Shqipëri me korrierë dhe i investonin në zonën e tyre në Shijak që njihej edhe me emrin “Lagjja e Çobenjve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here