Urdhri i ministrit Naço / Regjistrimi tek noteri, ja tarifa për subjektet

0
151

 

 

 nasip-naco

Kushdo që do të dëshirojë të regjistrojë një biznes online përmes zyrave noteriale, mund ta bëjë këtë me një kosto prej 300 lekësh. Ky është urdhri i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sipas urdhërit, “Për miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë vijon:
Në listën e shërbimeve noteriale, shtohet shërbimi i mëposhtëm:

Emërtimi i shërbimit                                    Tarifa

 

Regjistrimi i subjekteve të biznesit           300 lekë

 

Në bazë të këtij vendimi të gjithë noterët duhet të afishojnë këtë urdhër në një ambient të dukshëm në zyrën noteriale.
Nisma e qeverisë për të përfshirë edhe noterinë në shërbimin e regjistrimit të biznesit u bë në mesin e
muajit të kaluar, si pasojë e fluksit të madh me të cilin po përballeshin zyrat e QKR-së, veçanërisht në Tiranë.
Në të gjithë vendin numërohen rreth 450 zyra noteriale dhe regjistrimi i biznesit në to është njësoj i vlefshëm sikundër mund të bëhet edhe pranë sporteleve të QKR-së.
Në rastin e një regjistrimi fillestar, personi përgjegjës duhet të paraqitet pranë noterit me kartë identiteti. Noteri nis aplikimin duke marrë të dhënat te gjendja civile dhe më pas duhet të plotësohen të gjitha të dhënat që kërkon formulari përkatës, si parashikimi i xhiros, sigurimet shoqërore, etj.
Formulari kërkon saktësi në plotësim, pasi në të kundërt aplikimi i regjistrimit nuk pranohet.
Në rast se qytetari nuk ka një adresë email-i, atëherë vendoset ajo e noterit që aplikon për këtë regjistrim. Më pas certifikata e personit do të mbërrijë direkt në adresën e noterit. Këto janë dokumente që kanë shenjën e certifikimit dhe përdoren lehtësisht kudo në të gjitha institucionet. Në këtë rast nuk është e nevojshme që qytetari të paraqitet pranë sporteleve të QKR-së për të tërhequr certifikatën.

Certifikata në këtë rast printohet në zyrën noteriale dhe nuk është e nevojshme paraqitja pranë QKR-së. Një veprim i tillë është i mjaftueshëm dhe i pranueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here