Shqipëria U17 barazon me Uellsin

0
118

 

images (9)Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë barazoi 1-1 me Uellsin, në ndeshjen e fundit të grupit 1 kualifikues të Evropianit të kësaj moshe. Në sfidën e luajtur në Qendrën Kombëtare të Zhvillimit të Futbollit në Njuport të Uellsit, skuadra e drejtuar nga Dzemal Mustedanagic kaloi e para në avantazh me Lirim Kastratin. Mbrojtësi i lindur në Malishevë shënoi një minutë përpara pushimit të ndeshjes, ku pjesët e lojës për këtë grupmoshë janë nga 40 minuta. Por, avantazhi i kuqezinjve zgjati fare pak. Me startin e pjesës së dytë, vendasit barazuan shifrat me Evans. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e lojës, pavarësisht tentativave të shumta për shënim. 17-vjeçarët shqiptarë ishin më superiorë se rivalët dhe këtë e konfirmojnë statistikat me 15 tentativa për shënim, por pa saktësinë e duhur përpara portës. Me barazimin e arritur në ndeshjen e tretë, Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e fundit, me vetëm 1 pikë të siguruar në tri ndeshje. Më parë, kuqezinjtë ishin mposhtur 5-0 nga Holanda dhe u dorëzuan 2-0 përballë Zvicrës. Të dyja këto skuadra u kualifikuan në elite Round, turin tjetër të Kampionatit Evropian U-17. Për Shqipërinë mbetet vetëm zhgënjimi. Me gjithë grupin mjaft të vështirë, optimizmi nuk mungonte pas në tre edicionet e fundit, skuadra e teknikut Mustedanagic e kishte kaluar në dy raste turin kualifikues, duke arritur deri në Elite Round.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here