Seria A / Roma e para për titull, Garcia heq dorë nga Champions

0
135

 

Tekniku është shprehur se skuadra duhet akoma që të përshtatet dhe të bëhet konstante me fitoret e saj dhe se këtë sezon kryeqytetasit janë të përqendruar te kampionati, duke e lënë mënjanë garën për Champions

rudi garcia

Për vite me radhë Milani, Interi dhe Juventusi kanë qenë rivalë në garën për titull kampion në Serinë A, por sezoni i ri i kampionatit italian ka pësuar shumë ndryshime dhe gara për titull kampion ka sjellë në skena emra të rinj. Roma dhe Napoli janë dy ekipe të cilat po tregojnë se këtë sezon janë ata pretendentët për titullin kampionë në Itali. Kjo, ndoshta falë edhe paraqitjes së dobët të ekipeve të tjera, të cilat pretendojnë shumë këtë sezon. Interi deri më tani nuk po bind me lojën e tij. Fiorentina zhvillon një lojë të bukur, por nuk është dhe aq konkrete. Lazio shpesh ka treguar se bën hapa fals. Juventusi është i vetmi ekip, që mund të rivalizojë ekipin e Romës dhe Napolit, pasi në takimet e fundit bardhezinjtë kanë treguar se gradualisht skuadra po rigjen formën më të mirë. Roma dhe Napoli, në lojën e tyre, janë pothuajse të ngjashëm, të dy ekipet luajnë me skemën 4-3-3. Trajneri i verdhekuqve, Rudi Garcia, duket se ia ka dalë të shpëtojë nga sindroma “Francesco Totti”, pasi për disa trajnerë mosaktivizimi i tij kthehej në problem, madje disave u ka kushtuar dhe largimin nga stoli i verdhekuqve, por duket se vetë kapiteni e ka kuptuar se në moshën 40-vjeçare jo gjithmonë mund të jesh i nevojshëm në fushën e blertë. Krahët e sulmit janë arma e fortë e tyre. Skuadra e Mauricio Sarrit me Calejon dhe Insigne, ndërsa ekipi nga kryeqyteti ka egjiptianin Salah dhe lojtarin nga Bregu i Fildishtë Gervinho. Reparti i avancuar është një tjetër plus. Roma me Dzekon dhe të kaltrit me Higuainin. Boshnjaku Dzeko deri më tani nuk shënuar shumë gola, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta që ai ka pësuar, tjetër histori për argjentinasin Higuain, i cili është shndërruar në idhullin e tifozerisë, falë golave të tij. Ndonëse është shumë herët për të bërë parashikime, lufta për titull kampion është e hapur dhe deri në fund të saj askush nuk duhet të habitet nëse ndodh çudia, sepse të paktën deri më tani Roma dhe Napoli po tregojnë që janë ekipe të cilat e meritojnë një triumf të mundshëm në Serinë A.

 

Garcia: Mendoj për Udinesen

 

Rudi Garcia nuk dëshiron ta dëgjojë fjalën “titull”, edhe pse Roma e tij kryeson kampionatin italian. Pas fitores në transfertën e Firences e mërkura sjell në “Olimpico” Udinesen që do të kërkojë të prishë planet e verdhekuqve për të ruajtur kreun e Serisë A. “Ndeshja e radhës është përherë më e rëndësishmja. Udinese e nisi mirë sezonin dhe vjen në këtë sfidë me 4 takime rresht pa pësuar humbje. Ne nuk do të luftojmë për të mbrojtur vendin e parë por për të marrë 3 pikë sepse duam ta rrisim edhe më shumë ritmin. Skuadra duhet të dijë të luajë në shumë mënyra në bazë të strategjive që ndërtojmë”. Në vijim trajneri francez analizon momentin e mirë që po kalon grupi i tij. “Kemi treguar se dimë të shënojmë gjithmonë duke i sjellë shumë mirë në fushë. Po punojmë shumë edhe në aspektin psikologjik dhe këtë e treguam në Firence. Kur luan çdo tre ditë gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi prandaj duhet të jemi të ekuilibruar dhe të mos biem në pesimizëm për një rezultat jo të mirë. Kemi një identitet të qartë me topin në sulm për t’i bërë presion kundërshtarit. Nuk duhet të shikojmë klasifikimin por e theksoj që ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme”. Në fund, Garcia përpiqet ta mbajë skuadrën larg entuziazmit që në të shkuarën e ka dëmtuar jo pak. “Kampionati mbetet puna e përditshme, ndërsa një fitore e mundshme e Champions League do të ishte realizimi i një ëndrre. Aktualisht mendojmë të kalojmë grupin por unë tani dua të fokusohem vetëm te kampionati”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here