Në Hong Kong / Rama, thirrje biznesit kinez për investime në Shqipëri: Taksat dhe kostot e punës, të favorshme

0
148

 

 

rama ne honk kongKryeministri Rama u bëri thirrje dje biznesmenëve kinezë dhe atyre nga Hong Kongu që të investojnë në Shqipëri. Pjesëmarrës në forumin ekonomik në kuadër të vizitës tre ditore që po zhvillon në Hong Kong, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendi ynë ofron avantazhe të mëdha për investitorët e huaj, duke nisur që nga taksat e deri tek kostot e punës apo pozicioni gjeografik. “Të investosh në Shqipëri nuk do të thotë thjesht të investosh në Shqipëri, por të investosh në një treg shumë më të gjerë dhe të kesh potenciale më të mëdha zgjerimi në një zonë që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor. Deri para pak vitesh ishte e pamundur ta imagjinoje këtë zonë si një treg të përbashkët, por sot ajo është në fakt një treg i përbashkët. Për sa i përket taksave dhe kostos së punës, ne jemi në një pozicion shumë të favorshëm, por veçanërisht kosto e punës tek ne deri tani është shumë e ulët. Dua, gjithashtu, të ndaj me ju, një shifër shumë inkurajuese rritjeje. U kthyem drejt një trendi sistematik rritjeje. Vjet arritëm 2.1%. Në fund të vitit synojmë të arrijmë 2.7 – 3%, që sigurisht nuk është e mjaftueshme për ekonominë tonë, por është shumë inkurajuese nëse e shohim si pjesë të një trendi ose si pjesë e një projeksioni që mendohet se do të konsolidohet në vitet e ardhshme”, – tha Rama. Më tej, kreu i qeverisë nënvizoi në fjalën e tij se qeveria që ai drejton është angazhuar që të riformësojë modelin e zhvillimit ekonomik, bazuar drejt burimeve të vërteta të zhvillimit, duke filluar nga nafta dhe mineralet, energjia, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria. “Qëllimi kryesor i yni është që ta bëjmë Shqipërinë shumë tërheqëse edhe për vizitorët nga Kina, për të krijuar një treg turistik për vizitorët nga Kina. Jam i sigurt që njerëzit që janë pjesë e kësaj industrie dhe që kanë investuar jashtë shtetit do e shikonin Shqipërinë si shumë tërheqëse nga kjo pikëpamje dhe investimet do ishin me shumë leverdi për vitet që do vijnë, sepse ato do të krijojnë padyshim mundësi shumë të rëndësishme për pushuesit nga Kina dhe Hong Kongu”, – u shpreh Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here