Meta në SHBA me zyrtarin Benjamin: NDI përmirësoi punën e Parlamentit dhe kuadrit ligjor

0
105

Meta ne SHBA

 

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, u prit në një takim nga drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin. Në këtë takim u theksua kontributi i rëndësishëm që NDI-ja luan në Shqipëri dhe bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe NDI-së në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit, bashkëpunimi me administratën e Kuvendit dhe shkëmbimi i eksperiencave me shërbimet legjislative dhe përmirësimin e funksionimit të tyre. Në këtë aspekt, Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ. Më tej, Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që NDI-ja ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit. Nga ana e tij Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme, siç janë përfaqësimi i grave në politike dhe Kuvend, rritja e rolit të Parlamentit në aspektin e kontrollit, që duhet të luajë ndaj ekzekutivit, kodi i etikës dhe sjelljes së deputetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimit legjislativ, si dhe angazhimi i të rinjve në politikë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here