Kinë, një anije amerikane u afrohet ishujve të diskutueshëm, Pekini reagon ashpër

0
139

anija amerikane

 

Një anije luftarake amerikane iu afrua dje të paktën 12 milje detare ishujve artificialë të ndërtuar nga Pekini në Detin e Kinës Jugore duke ngjallur një irritim të autoriteteve kineze, që denoncuan një kërcënim për sovranitetin e vendit. “Anija luftarake “USS Lassen” e pajisur me raketa, lundroi dje në mëngjes me orën lokale në ujërat që rrethojnë të paktën një prej këtyre ishujve të pretenduar nga Kina në arkipelagun e diskutueshëm të Spratleys”, – theksoi një zyrtar i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes. Këto manovra u konfirmuan më pas nga Pekini, që shprehu kundërshtim të hapur. “Kjo anije ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e Kinës në ujërat e këtyre ishujve dhe manovrat e saj kanë kërcënuar sovranitetin e Kinës dhe interesat e sigurisë”, – deklaroi Lu Kang, zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme. “Shërbimet përkatëse, sipas ligjit, kanë kryer një mbikëqyrje të anijes, e kanë ndjekur dhe më pas e kanë paralajmëruar”, – theksoi Lu duke shtuar se qeveria kineze do t’i përgjigjej në mënyrë të vendosur çdo veprimi provokues. Kina i konsideron si ujëra territoriale zonën prej 12 miljesh detare rreth këtyre ishujve. Por SHBA-ja i hodhi poshtë këto pretendime duke theksuar se Kina nuk mund të ndërtojë një sovranitet në këto ujëra strategjike, ku Pekini ka pakënaqësi territoriale me fqinjët aziatikë. “Ne operojmë si zakonisht në Detin e Kinës Jugore dhe do të lundrojmë në ujërat ndërkombëtare kur ne të dëshirojmë”, – kishte konfirmuar më herë zyrtari amerikan. Kina pretendon të drejta në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore dhe ka kryer aty operacione të mëdha plotësuese duke përshpejtuar që prej një viti transformimin e territoreve shkëmbore nënujore në porte, pista dhe infrastruktura të ndryshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here