Bartomeu: Messi qëndron me ne

0
111

 

lionel messi_14

 

Presidenti i Barcelonës qetëson tifozët në lidhje me të ardhmen e yllit të tyre Lionel Messi. Deklaratat e argjentinasit se nuk e përjashtonte një të ardhme në Premier League tronditën fansat katalanas, por Bartomeu, në krye të klubit blaugrana që nga 23 janari i 2014-ës, siguron në lidhje me Messin. “Unë u besoj fjalëve të Leos dhe babait të tij që gjithmonë kanë deklaruar se dëshirojnë që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. Messi dëshiron ta mbyllë karrierën me ne”. Bartomeu më pas foli edhe për raportet me stafin personal të Messit duke shpjeguar edhe se përse nuk ka patur bisedime për një rinovim të kontratës. “Marrëdhëniet me stafin e Messit janë gjithmonë të mira dhe nuk jemi duke folur për një rinovim pasi ka ende dhe 3 vjet të tjera në kontratë. Messi meriton respekt, flitet shumë për të dhe për atë që i ndodh, por ai ka gjithmonë mbështetjen tonë maksimale”. Numri një i Barcelonës foli edhe për polemikat e fundit në lidhje me akuzat e bëra nga një gjyqtar anësor se po ushtrohet presion për të favorizuar Realin në El Clasicon e ardhshëm. “Kërkoj vetëm që të hetohet deri në fund, arbitrat mund të gabojnë, por nëse e bëjnë pasi mbi ta është ushtruar presion nga jashtë, atëherë puna qëndron ndryshe. Unë vazhdoj të besoj te gjyqtarët”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here