Kabashi shkon me të rinjtë e Barcelonës

0
123

Barcelona dhe Juventusi

 

Labinot Kabashi ka marrë një lajm të gëzueshëm të hënën. Talenti shqiptar e ka marrë lejen e FIFA-s për të luajtur me ekipin e të rinjve të Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Sport.es”. Kabashi, së bashku me lojtarin tjetër, Ima del Kabbou, mund të luajnë për ekipin e të rinjve të gjigantit katalanas që të martën kundër El Prat. Kjo e përditshme spanjolle e përshkruan si mjaft të vështirë për Kabashin dhe familjen e tij, periudhën kur lojtari nuk kishte të drejt loje, për shkak të rregullave të FIFA-s. Tashmë, Kabashi mund ta shijojë çdo ndeshje, e pse jo edhe çdo gol dhe çdo titull të fituar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here