Siguria e ulët ushqimore Ministri Panariti kërkon mbështetje nga organizatat ndërkombëtare

0
104

 

 

13-11-14-03-34-45big_edmond_panariti_-_skgfkfdjg-1376912451Niveli i sigurisë ushqimore në vend është një ndër problemet më shqetësuese për shëndetin e qytetarëve. Për këtë arsye, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi eksperiencë nga organizatat kombëtare për sigurinë ushqimore. Gjatë vizitës së zhvilluar në Romë, Panariti u takua me drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Ushqim, të cilit i kërkoi mbështetje për sigurinë ushqimore. Gjatë këtij takimi në lidhje me rritjen e standardeve dhe kontrolleve ushqimore ne vend, ministri deklaroi: “Biseduam edhe për çështje të ndihmës në fushën e sigurisë ushqimore, në mbrojtjen e bimëve dhe Da Silva më premtoi se FAO nëpërmjet zyrës së saj tashmë të pranishme edhe në Shqipëri do të mbështesë projekte pikërisht për të adresuar këto nevoja të zhvillimit të bujqësisë shqiptare”. Një tjetër kërkesë e kreut të Bujqësisë ishte edhe ndihma në prodhimin e statistikave të sakta bujqësore. “I kërkova Da Silvas të ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë sidomos në prodhimin e statistikave të besueshme bujqësore”, -pohoi Panariti në fund të bisedës që u zhvillua në Itali. Ndërkohë Drejtori i Organizatës Botërore për Siguri dhe Ushqim i premtoi ministrit mbështetje të plotë nëpërmjet zyrës së re e cila do të përurohet së shpejti në Tiranë. Siguria ushqimore ka sjell gjithmonë pakënaqësira në tregun e konsumatorëve, ku kushtet në të cilat ushqimet mbahen, nuk janë të përshtatshme për të pasur një standard të lartë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here