Riaktivizohet komisioni hetimor / Rikthehen “tatimet” dhe “administrata”, Kuvendi çon mandatin e Frrokut në Kushtetuese

0
115

 

 

mark frrokuKuvendi miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës propozimin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për mandatin e deputetit, Mark Frroku. Pavarësisht se në Këshillin e Mandateve palët kishin rënë dakord që t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e Kushtetutës për nenin 71, pika 2, shkronja d, gjatë seancës Partia Demokratike kërkoi që të hidhej në votim heqja e mandatit të deputetit Frroku. “Sot në këtë rend të ditës nuk mund të hidhet për votim propozimi i Këshillit të Rregullores. Sot do të hidhet në votim heqja e mandatit pas 6 muaj mungesë”, – tha ish-kryetarja e Kuvendit Topalli. Në ndërhyrjen e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se qëndrimi i opozitës është i dyzuar. “Vajmedet me këtë opozitë. Dëgjova folësin e parë që është në komision i cili foli këtu, dëgjova edhe parafolësen që tha i gjithë grupi është kundër. Këtë besoj? Qeni i rrahur që këlysh nuk bëhet dot qen stani”, – tha Ruçi. Ndërkohë, Ristani theksoi: “Mund të ketë edhe zgjidhje të tilla. Unë besoj se debati ishte tërësisht njerëzor, unë kam punuar dhe jetuar me zotërinj njerëz, nuk kam jetuar me qen. Kam mësuar dhe që jo çdo qeni që të del përpara t’i biesh me gur”, – tha Ristani, duke iu përgjigjur Ruçit. Në fund Kuvendi e votoi me 74 vota këtë projektvendim. Po ashtu në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve u vendos për ringritjen e dy komisioneve hetimore. Mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës për ringritjen e komisionit hetimor për “emërimet në administratën shtetërore” si dhe atë për “serverin e tatimeve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here