Reshjet e shiut në Pogradec, banorët thirrje për ndihmë, asnjë masë nga autoritetet lokale

0
145

permbytje-300x225

 

Rikthimi i reshjeve të shiut ka sjellë sërish dëme në pjesën juglindore të vendit. Në qytetin e Pogradecit, 5 familje janë gjendur në mëngjesin e djeshëm në një situatë tejet të vështirë nga uji që kishte depërtuar brenda shtëpive të tyre. Kjo përmbytje ka çuar në dëmtime serioze jo vetëm për ambientin e shtëpisë, por edhe duke jetuar kështu nën rrezikun që i kanoset nga përmbytjet. Banorët me fëmijë mes të cilëve një foshnje tremuajshe kanë mbetur në qiell të hapur pasi ambientet ku ata jetonin janë mbuluar nga uji, i cili u ka shkatërruar gjithë pajisjet e shtëpisë.
Shkak i përmbytjes ishte devijimi i ujërave të stadiumit të qytetit në kanalizimet e këtyre banesave. Banorët të mbetur në mëshirë të fatit tregojnë se nuk kanë ku të shkojnë dhe apelojnë për ndihmë. Përveç këtyre familjeve ujërat e shumtë kanë vërshuar edhe në rrugët e qytetit, situatë e cila ka vështirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve si në këmbë ashtu edhe më makina. Edhe pse pritët që në vazhdim reshjet e shiut të jenë më intensive, autoritetet lokale nuk kanë dhënë asnjë reagim për t’ju përgjigj banorëve të qytetit, në rrugëzgjidhjen e këtij problemi. Këta të fundit, duke jetuar mes ankthit sesi do të jetë e nesërmja, pavarësisht se apelojnë për ndërhyrje emergjente, zëri i tyre nuk është dëgjuar ende për t’i ardhur në ndihmë me masa konkrete për zgjidhjen e situatës. Të shumtë ishin zonat e vendit të cilët kanë qenë të prekur nga përmbytja, dhe se banorëve u është dashur shumë kohë më pas për të rikthyer situatën në normalitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here