Fjalimi / Rama: Papunësia në Shqipëri, më e ulëta në rajon, PD qeverisi fshatçe e tani s’bën as opozitën

0
124

 

rama ne parlament“Nëse ne do të investoheshim të bënim sot opozitën, do dinim ta bënim shumë më mirë se PD-ja”

 

Kryeministri Rama iu drejtua dje disa herë foltores së Kuvendit ku replikoi me disa nga deputetët demokratë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend si edhe situatën ekonomike që po kalon Shqipëria. Në fjalimin e tij të parë si replikë ndaj deputetit demokrat Astrit Patozi, kreu i qeverisë iu referua raporteve më të fundit të “Standard and Poor’s” dhe Bankës Botërore për të kundërshtuar akuzat e demokratëve. “Standard and Poor’s” jo vetëm ka afirmuar pozicionin e rritjes së ekonomisë duke konsoliduar atë arritje që i takon kësaj qeverie lidhur me këtë pozicion, por edhe ka paralajmëruar në raportin e vet më të fundit se nëse, citoj – pasqyra pozitive e sotme e Shqipërisë do të plotësohet me vazhdimësinë në raport me angazhimet e marra atëherë janë krijuar kushtet që “S&P” ta rrisë retingun e Shqipërisë në 6 muajt e ardhshëm. Banka Botërore për Shqipërinë thotë në raport: Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritej në vitin 2015, e mbështetur nga investimet private dhe eksportet neto. Rritja ekonomike parashikohet 2.7 në 2015”, – u shpreh Rama. Duke folur për këtë çështje, Kryeministri duke iu referuar raportit të BE-së tha se papunësia në Shqipëri është më e ulëta në rajon, deklaratë e cila solli të qeshurën e deputetëve të PD-së në sallë. “Do të ishte anormale sikur ju të mos qeshnit dhe të qeshurat tuaja janë shprehje e atij normaliteti që prej dy vjetësh ju mban ju jashtë realitetit. Nëse ne do të investoheshin të bënim sot opozitën do dinim ta banimin shumë më mirë se ju”, – deklaroi ai. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se qeveria e kaluar e së djathtës krijoi problematika të shumta në vend, të cilit krijuan, sipas tij, edhe situatën kaotike në shumë sektorë. “Ju do vini në qeveri vetëm ditën kur t’i bindni shqiptarët që jeni ndarë qartë nga gjithë metoda e keqqeverisjes që ju katandisi si kokoshi në një thel. Ju jeni një çetë që sa herë merr në dorë çelësat e një zyre, ndërton zyrë në fshatin e vet dhe qeverisni fshatçe, ky është djali i Selimit, Selimi burrë i mirë, punë e madhe se nuk paguajnë energjinë. Ky është djali i Qazimit, ai burrë i keq dhe gjobë atij”, – deklaroi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here