Autoriteti Rrugor/ Vendosen sensorë shpejtësie në 17 akse nacionale

0
110

 

trafik_durresAutoriteti Rrugor Shqiptar do të vendosë sensorë për matjen e trafikut në gjithë vednin dhe saktësisht në 17 akse. Tashmë ky institucion ka shpallur edhe procedurën e prokurimit me një vlerë 53 milionë lekë pa TVSh duke pritur që operatorët e interesuar të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 12 nëntor. Po cilat do të jenë akset që do të monitorohen për trafikun që kanë. E para është Tiranë­Vorë dhe konkretisht parashikohet që sensorët të montohen diku tek Kthesa e Mamzës dhe tek Mbikalimi i Rinasit, Një aks tjetër është ai i Bypassit të Shkozetit. Në listë është edhe aksi Klos­-Bulqizë apo Plepa-­Rrogozhinë e me radhë disa nga rrugët më të rëndësishme në vend.

Në dokumentin e njoftimit të kontratës sqarohet se qëllimi i saj është krijimi i një baze të dhënash të saktë si dhe përpunimin e tyre për të pasur raporte të sakta mbi kohën dhe llojin e mjeteve që përdorin një rrugë të caktuar. Në fakt një bazë e tillë të dhënash jep edhe një informacion më shumë për autoritetet nëse në të ardhmen do të duan të kalojnë tek privati me koncesion mirëmbajtjen dhe operimin e ndonjë aksi. Aktualisht matja e trafiut në vend bëhet me 6 pajisje portative që disponohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që janë që nga viti 2000. Problemi që shfaqet sot është që matja e trafikut nuk mund të bëhet për një periudhë më të gjatë se dy javore ndërkohë që pajisjet kanë herë pas here defekte që lidhen me këputjen e sensorëve peumatikë për shkak të makinerive të tonazhit të lartë. Po kështu këto pajisje shfaqin edhe dy problem të tjera siç është limitimi në matjen e numrit të automjeteve, deri në 10,000 automjete në 24 ore. Për një numër më të madh automjetesh informacioni nuk është i saktë dhe i besueshëm. Pajisjet aktuale nuk bëjnë dot kategorizim të automjeteve dhe evidentim të shpejtësisë pasi nuk e suporton teknologjia që i përkasin.

 

Ja akset dhe numri i sensorëve që do të vendosen

 

Tiranë Vorë(2)

 

By Pass i Shkozetit -Klos Bulqizë

 

Plepa-­ Rrogozhinë(2)

 

Rrogozhinë- Lushnje(2)

 

Lushnje -­ Fier(2)

 

Fier- Vlorë(2)

 

Levan- Tepelenë

 

Vorë – Fushë Krujë

 

Fushë Krujë- Milot(2)

 

Milot- Lezhë

 

Lezhë -­ Shkodër

 

Ura Vajgurore -­ Berat

 

Skuraj -­ Kukës (2)

 

Kamëz – Fushë Krujë

 

Rrogozhinë -­ Elbasan

 

Elbasan -­ Librazhd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here