Urdhri për ushtar në Greqi / Bumçi: Skandali me shefin e kabinetit, ministri të dorëhiqet. Reagimi: Ka refuzuar urdhrin

0
116

 

 

komisioni jashtemNë mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm, opozita nuk anashkaloi debatin lidhur me urdhrin e Greqisë për të marrë ushtar shefin e kabinetit të kryediplomatit shqiptar. Sipas demokratëve, kjo situatë përbën një skandal të vërtetë i cili duhet të sjellë medoemos dorëheqjen e Bushatit. “I gjithë materiali konfidencial që është edhe publik dhe ai që ne nuk e dimë kalon nga dora e shefit të kabinetit . Dhe si mund të jetë atëherë shefi i kabinetit i ministrit të jashtëm që kalon këtë material konfidencial jo vetëm për në si shtet por dhe për partnerët më të rëndësishëm për çështjet më delikate të jetë ushtar i një vendi tjetër, ky është një skandal. Nëse është e vërtetë Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet”, – tha deputeti demokrat Aldo Bumçi. Ndërkohë mundësinë e një kërkese të tillë nga shteti grek, e konfirmoi dhe zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja i cili pohoi: “Lajmi është i paverifikuar zyrtarisht dhe mesa di, edhe vetë personi i përmendur është duke verifikuar se çfarë ka pas situatës së tij sepse ai thotë në dijeninë time në një takim që bëra unë te shkallët me të, që “unë vet e kam marrë një ngacmim, një njoftim dikur dhe e kam refuzuar kategorikisht””.

 

Debati në Komision

Pas fjalës së zv.ministrit në Komision, Bumçi kërkon fjalën dhe mikrofonat e lëvizshëm të medias vendosen para tij

Arta Dade: Po z. Spahiu, keni fjalën…

Aldo Bumçi: Po e kisha kërkuan unë, po s’ka problem fare.

Dade: Ty të kanë sjellë mediat mikrofonat mbaji…

Bumçi: Në media është publikuar lajmi sipas të cilit shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm ka marrë urdhër nga Greqia që të paraqitet si ushtar.

Dade: Nuk do merremi me Pirro Vengun këtu.

Dokle ndërhyn pa mikrofon: Se mos ju thërrasin Lulin e jua kthejnë në Holandë.

Bumçi: Kjo është një situate skandaloze. Bushati duhet te dorëhiqet nëse është e vërtete. Si mundet që ushtari grek të jetë shef kabineti.

Dokle pa mikrofon: Po ushtari holandez në krye të PD-së si mundet.

Zv.ministri Belortaja: Ai vetë thotë se e ka marrë një njoftim vite më parë dhe e ka refuzuar, ai po mundohet të zgjidhë.

Bumçi kërkon serish pyetje, Dade nuk i jep fjalën: Fole, nuk do të dëgjojmë vetëm ty.

Dokle pa mikrofon replikë me Bumçin: Ti e more sofrën dhe ne vend të mishit na dhe supë.

Islami: Gazeta “Frankfurt Allemain” ka shkruar për azilin, shqiptaret i konsideron azilkërkues ekonomik të motivuar politikisht. Kjo arsye lidhet me atë çka ka thënë Kerry për oligarkinë në Ballkan. Arsyet qe sjellin azilkërkuesit janë kundër politikave qeverisëse.

Belortaja: Por pse refuzohen pra azilkërkuesit nëse arsyet do ishin politike?

Dokle: Reformat e forta të qeverisë janë jetike. A ka oligarki në Shqipëri, sigurisht që ka, po kush janë. Del ai thotë qe kam 1 mln euro pasuri.

Islami pa mikrofon: Ka edhe nga ata me 200 mln euro pasuri.

Bumci: Në 2013-ën azilkërkuesit kanë qenë 1 mijë, në 2014 shkuan 16 mijë… kjo çështje është trajtuar me mohim nga Kryeministri, i cili thoshte se vinin nga Greqia, ndërsa Veliaj tha se janë njerëz që vijnë nga bashkitë e djathta. Ju tani po thoni që shqiptarët duhet të ikin në Gjermani për të kërkuar punë.

Belortaja, Bumçit: Fenomeni i azilit i njohur dhe i pranuar. Nuk thashë qe qeveria po kurajon të ikin. Por kur përmbush kushtet ligjore, kjo ka të bëjë me aspiratën e njerëzve.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here