PD, Vokshi: Beqaj, ministri kampion i korrupsionit dhe sëmundjes

0
137

vokshi

 

Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e cilësuar këtë të fundit si njeriu më të korruptuar në ekzekutivin “Rama”. “Është ministri i sëmundjes madje kampioni i sëmundjes më të rëndë për një shtet dhe shoqëri demokratike. Është ministri kampion i korrupsionit dhe i grabitjes së taksave të qytetarëve shqiptarë. Ministri hesht, edhe pse është në akuzë si përfitues direkt i fondeve publike që kapin shumën e 11 milionë dollarëve. Ministri hesht dhe nuk jep përgjigje pse kompania e tij Infotech në 22 muaj ka fituar 28 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar asnjë proces tenderi. 14 tendera ne 7 muajt e vitit 2015. Dy tendera në muaj. Ministri rri ende në zyrë ndërsa buxheti i shtetit kalon në llogarinë e tij personale, të kamufluar përmes kompanisë, që rrit fitimin e dukshëm për dy vite që ai mban postin ministrit me 100 milionë lekë të reja”, – tha deputetja e PD-së Albana Vokshi. Më tej ajo tha se seriali i skandaleve në shëndetësinë vazhdon duke përcjellë rastin e repartit të oksigjenimit në QSUT i cili po shkrihet. “Siç duket ministri po përgatit tenderin e radhës për shërbim koncesionar. Mbi 40 punonjës të QSUT kanë marrë këto ditë fletëthirrjet për ndërprerjen e kontratave të punës. Sepse për këtë pushtet, për këtë qeveri, taktika e fshehjes së korrupsionit duhet të ecë paralel me kërcënimin e bukës së gojës”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here