Grabiti kambistin, në qeli anëtari i “bandës së Niklës”  

0

 

Loading...

 

Grabitja në TepelenëKreshnik Berisha i bandës së famëkeqe të Niklës do të qëndrojë në burg. Gjykata e Fieri vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Berisha akuzohet për grabitjen dhe plagosjen e kambistit në Fier, Artur Çepele. Në burg do të qëndrojë edhe bashkëpunëtori i tij, Dritëro Lajthia. Prokurori Çlirim Sina kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, por dy të pandehurit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes. Ndërkohë pritet arrestimi i një tjetër personi që besohet se ka marrë pjesë në grabitjen e së premtes në Sheq të Fierit. Autorët e ndoqën Çepelen nga Tirana dhe e sulmuan në hyrje të Fierit, kur ai zbriti për të marrë makinën e parkuar. 47-vjeçarit iu morën afro 80 milionë lekë që ai kishte me vete.

 

Loading...

Lini nje pergjigje