INSTAT / Çmimet e shërbimeve spitalore shënojnë rritje  

0
161

 

te shtruarit e spitalit e QSUT-sëÇmimet e shërbimeve spitalore i janë rikthyer rritjes për të pestin muaj radhazi në shtator, pas rënies sistematike gjatë viti 2014 deri në maj të këtij viti. Siç raportohet nga të dhënat e detajuara të INSTAT, rritja e vjetore e mesatare e çmimeve në shërbimet spitalor rezultoi me 3.3% në shtator. Më herët në shtator të vitit 2014 rënia e çmimeve në shërbimet spitalore ishte mbi 8% në krahasim me vitin 2013.
Në të tre grupet e shëndetit, rënie e çmimesh është parë vetëm tek medikamentet, ndërsa çmimet janë rritur edhe për shërbimet dentare dhe ato të parësorit.
Dy vitet e fundit, tregu i privat i shërbimeve spitalore është zgjeruar dukshëm, me 9 operatorë, çka solli vitin e kaluar edhe uljen e çmimeve si pasojë e rritjes së konkurrencës. Por së fundmi shihet se çmimet kanë rinisur rritjen.
Tre spitalet private kryesore në vend Univers Alb (spitali amerikane), Hygeia dhe Salus shënuan së bashku një rritje të qarkullimit vjetor prej 24%, në rreth 5 miliardë lekë (36 milionë euro) në 2013-n, sipas të dhënave të raportuara në bilancet përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here