Tjetër operacion antikanabis në Tepelenë, asgjësohen 810 bimë narkotike

0
144

aksioni i policise ne dukagjin shkoder kanabis canabis marijane hashash operacioni droga parcela 2 (7)

 

Tjetër sasi kanabis sativa është sekuestruar gjatë mëngjesit të djeshëm. Në vijim të operacionit policor ku u sekuestruan 3.2 tonë kanabis në vendin e quajtur “Llufë” në malin e Kurveleshit, gjatë ditës së djeshme ka vijuar operacioni në malin e Këndervicës. Një tjetër operacion antidrogë i koduar “Këndervica” është zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotik në DPQGJ, ku si rezultat janë asgjësuar 810 bimë narkotike, gjysmë të prera dhe pjesa tjetër ende të kultivuara në një parcelë. Sipas policisë, pesha totale pas procesit të tharjes shkonte rreth 800 kilogramë kanabis sativa. Si rezultat i operacionit në vendin e quajtur Cfakë, në këmben e malit Këndervicë u gjetën në një parcelë 810 bimë narkotike. Bimët e prera dhe të kultivuara janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here