Dosja e të inkriminuarave Si u rehabilituan ish-spiunët e Sigurimit, çfarë përmbanin dosjet e tyre

0
139

Mëkatarët/ Nga libri më i bujshëm në këta 25 vjet për dosjet e Sigurimit të Shtetit, rrëfimi i kreut të Komisionit të Kontrollit të Figurave, Nafiz Bezhani

 

 

 

largea_spi1426172655

 

 

 

Nafiz Bezhani

 

Një vendim i vështirë

(nëpër faqet e një procesverbali)

(vijon nga numri i kaluar)

Në dosje ndodhet edhe një raport tjetër, i shkruar nga një vartës i tij, që kishte për objekt, gjithashtu, zbutje të luftës së klasave. Në të thuhej se më 16 shtator të v. 1988, Elmas Koçi u kishte dhënë leje dy të internuarve pa të drejtë largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit, për të shkuar në dasmën e nipit të tyre në Shkodër. Në raport thuhej se Elmazit i pëlqen shumë vetja dhe nuk përfill rregullat e Shtetit, ai ka shfaqje të liberalizmit dhe të ideologjisë mikroborgjeze. Pra, brenda një viti ai u shndërrua nga një vegël besnike e Partisë në zbatimin e luftës së klasave, në një armik të saj që kërkon ta zbusë këtë luftë. Kaq kisha për z. Elmas Koçin. Mendoj, para se të diskutojmë, të dëgjoni edhe rezultatet e kontrollit që kam bërë për kandidatin tjetër të kërkuar për rehabilitim, për z. Ashim Kotorri, ish Kryetar i degës, të Punëve të Brendshme të Rrethit… rehabilitimi i të cilit është kërkuar gjithashtu me shkresë zyrtare, drejtuar Komisionit dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Duke patur parasysh karrierën e gjatë të tij, në shërbim të organeve të Punëve të Brendshme bëra përpjekje që kontrolli i figurës së tij të ishte sa më i plotë. Përveç kontrollit të kujdesshëm të materialeve të dosjes së tij të punës, u konsultova dhe me arkivin sekret, për shkak se, para se të emërohej ne postin e lartë të Kryetarit të Degës, na del se është aktivizuar për shumë vite si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me pseudonimin “Kërpi”. Vitet e fundit ai ishte aktivizuar si “Rezident”, që drejtonte 7 informatorë me një aktivitet serioz, dhe fill pas kësaj detyre ishte emëruar Kryetar Dege.
Z. Ashim rrjedh nga një familje patriarkale, por çuditërisht e lidhur ngushtë me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Gjyshi i tij ka qenë Kryetari i Frontit Nacional-çlirimtar për Krahinën dhe është dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhrin “Për veprimtari patriotike”. Babai i tij, aktualisht në pension, ka qenë oficer madhor. Ndërsa begraundi z. Ashim përshkohet nga situate të ndërlikuara, të cilat më kanë detyruar të kërkoj edhe sqarime plotësuese në rrugët e parashikuara në ligj. Nga ky kontroll më rezultojnë këto të dhëna: Zoti Ashim ka mbaruar Shkollën e Mesme “Qemal Stafa” me rezultatin më të lartë dhe, si  i tillë, kërkoi të drejtë studimi për të vazhduar Fakultetin e Drejtësisë. Ëndërronte të bëhej avokat, jo për t’u pasuruar,  por për të fituar pakëz liri e për të thënë hapur atë që ndiente, veçanërisht për rastet e padrejtësive e të veprimeve antiligjore. Edhe pse në atë kohë nuk kishte avokati, Ashimi ishte i sigurtë se Shqipëria nuk mund të jetonte shumë gjatë në një status të tillë diktatorial. Kishte ardhur koha që të shkrihej akullnaja e saj nën klimën tropikale të demokracisë të shteteve Evropiane.

Kur dolën të drejtat e studimit, Ashimi shkoi i sigurtë për të parë emrin e tij, por mbeti i zhgënjyer. Në listën e të drejtave të studimeve për Drejtësi, figuronin disa nga “qullavecët” e shkollës, që i kishin marrë provimet “me të shtyrë”, kurse Ashimi, që kishte përfunduar shkollën me të gjitha notat dhe dhjeta, nuk figuronte në listë. E quajti një padrejtësi të rëndë dhe desh të ankohej, por i ati nuk lejoi, për shkak se në atë kohë nuk ishte e lehtë të ankoheshe kundër vendimeve të organeve kompetente, kishte rrezik për ata njerëz të damkoseshin si “element të pakënaqur”. Prandaj, me ndihmën e të jatit ai u regjistrua në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u bë “Ylli” i saj. Pas mbarimit të shkollës, me një konsideratë të veçantë, u mbajt në dispozicion të Ministrisë,  i aktivizuar për eksperiencë në sektorin e zhdukjes së krimeve. Pas dy vjetësh, me vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë u emërua Kryetar i Degës së punëve të Brendshme, në një rreth, natyrisht me problem.

Dosja e tij e punës është mbushur me karakteristika, dekorime e vlerësime të tjera të karakterit superlativ. Por, për punën tonë, mendoj se ka rëndësi fakti që po me vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të 16 marsit 1989, Ashimi është shkarkuar nga detyra me motivacionin e rëndë “për moszbatim të vijës së drejtë të Partisë”. Nga interesimet intime që kam kryer, rezulton se edhe Ashimi ka patur të njëjtën akuzë; “zbutje të luftës së klasave”. Kjo del e qartë edhe nga një deklaratë që gjendej në dosjen e tij, e lëshuar nga një i persekutuar, në të cilën shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij dhe të familjes së tij për trajtimin njerëzor që u ka bërë ai gjatë kohës që kishin kryer dënimin në atë rreth. Mendoj, gjithashtu, se për ne kanë rëndësi edhe vlerësimet që i janë bërë si një nga specialistët më të mirë të sektorit të zhdukjes së krimeve. Vlerësoj, gjithashtu, përpjekjet e tij për të plotësuar të gjitha detyrat që i janë ngarkuar gjatë kësaj periudhe në prove, si dhe garancitë që jepen nga Dikasteri që propozon rehabilitimin e tij. Personalisht gjykoj se Komisioni duhet të jetë barrikadë e pakapërcyeshme për ata persona që kanë kryer krime, por jo, në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhemi pengesë për ata që kanë punuar ndershmërisht dhe nuk kanë ngarkesa të tilla të veprave penale, aq më pak kur ata kanë qenë të penalizuar edhe vet për të ashtuquajturën “zbutje të luftës së klasave”

Ndërsa vazhdoja të flisja, më zunë sytë anëtarin “revolucionar” që lëvizte me nervozizëm në karrigen e tij. Mesa duket priste me padurim të mbaroja unë e të shpërthente me ashpërsi mendimet e tij të kundërta. Në të vërtetë, njerëz të tillë, me sensin kritik, sido që të jenë qëllimet e tyre, duhen vlerësuar për shkak se të japin mundësi, nëpërmjet shprehjes së mendimit të tyre kritik, të analizosh më mirë rrethanat, çka sigurojnë mbrojtjen nga rreziqet eventuale. Njeriu duhet të jetë i durueshëm edhe kur ballafaqohet me kritika dashakeqëse, kritika të paprincip, që nxiten nga mania e kundërshtimit për gjithçka. Personalisht isha i duruar me kritikat të tilla, bile edhe kur ato ishin të rënda, siç ishte rasti i anëtarit “revolucioni” kur tha:

-Komisioni, zoti Kryetar, nuk duhet të futet në këta qorrsokakë. Të rehabilitosh shefat e Sigurimit të Shtetit, do të thotë t’i hapësh varrin demokracisë, të kthehesh përsëri atje ku ishim,në diktaturën e Enver Hoxhës.

O Zot, sa të vështirë e pata të duroja këto slogane dogmatike që dilnin nga goja e tij. Më kujtonte komisarët e dikurshëm, fjalët e të cilëve ishin përgatitur në një prerje, në ofiçinën e diktaturës së proletariatit dhe të luftës së klasave. Por unë duhet ta duroja, me vullnetin për të përfunduar mes sukses detyrën që kishim përpara e që bazohej plotësisht në ligj. Duke ruajtur qetësinë në këtë situatë të tensionuar, ju përgjigja kolegut me urtësi:

-I çmoj shumë sinjalizimet që bëhen për rreziqet që mund t’i kanosen demokracisë nga rehabilitimi i njerëzve të inkriminuar me të kaluarën. Është pikërisht ky vlerësim që më ka nxitur për një kontroll sa më të plotë e të ndërgjegjshëm. Unë, zotërinj, do të respektoj mendimet tuaja, por, për shkak të ushtrimit të kontrollit mbi dokumentacionin e tyre, më jepet e drejta të shfaq këtu edhe mendimin tim: Komisioni ynë ka një rol të madh në mbrojtjen e demokracisë e të shtetit ligjor nga kërcënimi i elementëve të inkriminuar me të kaluarën, por e gjithë veprimtaria jonë është e parashikuar në ligj dhe duhet të jetë në zbatimin rigoroz të ligjit.

Anëtari “revolucionar”, paksa më i zbutur, më ndërpreu duke thënë:

-Dakord me ju, z. Kryetar, por ju akoma nuk na kini bërë të njohur me përmbajtjen e shkresës së kryeministrit, çfarë thotë ai?

-Kryeministrin e takova personalisht dhe ai ma preu shkurt: “E shikova materialin dhe jam dakord ta shikoni dhe të vendosni ju, sipas ligjit”.

-Unë kërkoj shkresën! – përsëriti ai. Fjalët i merr era, kurse shkresa mbetet.

Këmbëngulja e tij ishte tendencioze, por sidoqoftë ajo, përgjigja duhet të ishte e urtë dhe e bazuar, prandaj e pyeta:

-E kini lexuar ligjin nr. 8020 dt. 15.1.1998? Ju e dini se ketë ligj e kam përgatitur unë, prandaj më jepet mundësia të jem konsekuent në zbatimin e tij. Para miratimit të këtij ligji, të drejtën e rehabilitimit të personave të penalizuar apo me pengesa ligjore, e kishte Kryetari i Këshillit të Ministrave. Ai kishte të drejtën për të emëruar sigurimsa ku të donte dhe sa të donte. Kjo ishte një dispozitë e rrezikshme për fatet e demokracisë, për shkak se Kryeministri përfaqëson një forcë politike, prandaj e kundërshtova dhe propozova që rehabilitimit të jetë e drejtë e Komisionit, sipas një procedure të veçantë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here