Analiza e zgjedhjeve / Ristani paralajmëron riorganizim të disa degëve: Pasoja për thyerësit e rregullave bazë të PD-së

0
110

 

 

ristani“Disa kryetarë degësh kanë përdorur retorikë fyese, pa përmbajtje, në raport me politikanë të partisë. Çështja nuk është pse ata kritikojnë, por pse nuk janë etikë”

 

Thuajse një muaj para mbylljes së analizës së zgjedhjeve vendore në PD, diku nga mesi i nëntorit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, paralajmëroi dje riorganizimin e disa degëve të forcës më të madhe opozitare. Në një intervistë për “ABC News”, numri 1 i çështjeve organizative në selinë blu theksoi se rol kryesor në marrjen e masave ndaj disa degëve nuk do të vijë vetëm për shkak të rezultatit zgjedhor, por më së shumti në kuadër të thyerjes së rregullave mbi të cilat vepron PD. “Nëse rezultati është I dobët nuk do të thotë se d të ketë pasoja ekstreme. Çështja shtrohet nëse kemi thyerje të rregullave bazë të PD-së”, – tha ai duke shtuar se analiza brenda radhëve të demokratëve do të jetë komplekse. “Diku ka performuar mirë, diku me gabime, sigurisht që ndeshemi para faktit se ka pjesë të anëtarësisë fiktive, pjesë të seksioneve që nuk janë plotësuar, ka titullarë që mungojnë që nuk kanë punuar mirë në zgjedhjet e kaluara”.

 

Zgjedhjet dhe PD-ja

Por krahas vështirësive dhe problemeve brenda vetë PD-së, Ristani deklaroi se arsyeja thelbësore sepse jo gjithçka për 21 qershorin ishte e varur nga performanca e garuesve ishte mungesa e standardeve në zgjedhje. “Të gjithë në konkluzionin se vetëm zgjedhje të lira nuk janë zhvilluara ndaj them që jo vetëm rezultati çon në pasoja. Është një punë që nuk synon prerje kokash por riorganizimin e PD. Propozimet konkrete do t’i paraqiten kryesisë nëse do ketë nevojë për degët reja për të bashkuar ekzistueset, apo për të pasur ndryshime në lidershipin e degëve”, – u shpreh ai. Ndërkohë i pyetur nëse ekziston një hendek mes bazës, krerëve të degëve dhe deputetëve të ngarkuar në qarqe të ndryshme, Ristani tha se i gjithë debati është çështje etike. Në këtë kontekst sekretari organizativ i PD-së theksoi se shkelja e rregullave të etikës sjell mungesën e harmonisë mes grupit parlamentar, kryetarëve të degëve dhe vetë anëtarëve të partisë. “Ajo që është diskutuar është etika, disa kryetarë degësh kanë përdorur retorike fyese, pa përmbajtje në raport me politikanë të partisë. Çështja nuk është pse ata kritikojnë por pse nuk janë etikë. Etika është se një kusht pa të cilin nuk mund të krijojmë harmoninë e duhur”. Më tej, ai bëri të ditur se edhe analiza e zgjedhjeve nuk do të ketë synimin për “prerje kokash”, por, sipas tij, nga ajo nuk do shmangen ata që kanë thyer rregullat bazë të demokratëve duke iu referuar specifikisht edhe atyre krerë degësh që shprehën një sërë akuzash në rrjetet sociale. Këta të fundit, ku përfshihen kreu i PD-së së Lushnjës Myslim Murrizi, ai i Gjirokastrës Roland Bejko, si edhe ai i degës së Vlorës Moisi Meminaj pritet të përfshihen tek krerët që do jenë pjesë e “grupit” ndaj të cilit do merren masa pas mbylljes së analizës. Kritikat e krerëve të degëve kanë sjellë shqetësim tek disa deputetë të PD-së, që më parë kanë mbajtur postin e ministrit në qeverinë “Berisha”. Madje Genc Ruli kërkoi nga kreu i partisë Basha marrjen e masave ndaj këtyre deklaratave, duke vënë theksin tek rëndësia e kontribuuesve më të vjetër në PD. Ndërkohë përfaqësuesit më të lartë të PD-së, përfshirë edhe kryedemokratin, kanë mohuar kategorikisht që analiza e brendshme e zgjedhjeve vendore do shoqërohet edhe me largime nga forca më e madhe opozitare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here